By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vota e emigrantëve në dorë të KQZ-së, më 30 shtator duhet të përcaktohen rregullat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vota e emigrantëve në dorë të KQZ-së, më 30 shtator duhet të përcaktohen rregullat
Shqipëri

Vota e emigrantëve në dorë të KQZ-së, më 30 shtator duhet të përcaktohen rregullat

admin
Last updated: 16/08/2024 09:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka kohë deri në 30 shtator të përcaktojë rregulla të qarta se si do të votojnë emigrantët.

Kodi i ri zgjedhor i cili hyri në fuqi më 31 korrik kur u botua në Fletoren Zyrtare, i ka lënë dy muaj kohë Rregullatorit, për të shkruar procedurat e detajuara për votimin nga jashtë.

Pika më e rëndësishme në shkrimin e këtyre rregullave, është se çfarë dokumentesh do t’i pranohen diasporës për të vërtetuar se janë banues në një shtet të huaj.

Kjo më së shumti për t’u dhënë të drejtën e votës atyre emigrantëve të cilët nuk kanë qëndrim të rregullt.

Shqiptarëve mund t’u pranohet vërtetimi i banimit për ata që janë me dokumente, apo vërtetimi i punës për ata që janë me shërbim jashtë vendit, vërtetimi i studimit, apo vërtetime të tjera që provojnë se për arsye shëndetësore apo pune votuesi nuk do të jetë në Shqipëri pranverën e ardhshme.

Rregullatori do t’i miratojë këto akte me të paktën 4 vota pro, duke garantuar kështu edhe pëlqimin e opozitës, e cila e kontrollon vendimmarrjen përmes përfaqësuesve të saj në këtë komision.

Pas qartësimit të rregullave, emigrantët do të regjistrohen online pranë website të KQZ-së, duke plotësuar një formular të caktuar.

Ky regjistrim do të hapet 4 muaj përpara zgjedhjeve, diku në fillim të janarit.

Diaspora do të ketë 60 ditë kohë të regjistrohet, por nuk duhet të harrohet fakti se regjistrimi do të mbyllet 2 muaj përpara datës së zgjedhjeve.

Më pas KQZ do ta dërgojë fletën e votimit me postë tek zgjedhësi, në adresën që ai ka deklaruar jashtë vendit.

Për dërgimin koston e postës e përballon buxheti i shtetit.

Votuesi pasi e plotëson fletën, e dërgon përmes postës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Postën e kthimit e paguan vetë qytetari.

Një pikë e rëndësishme që mund të hapë debat sërish në KQZ, është zgjedhja e postës që do të transportojë votën.

Opozita nuk ka besim tek Posta Shqiptare e kontrolluar nga shteti, pasi dyshon se qeveria mund të manipulojë votat.

Përfshirja e postës private është një mundësi e pranuar nga të gjithë në parim, por rrugës mund të sjellë frikë e paqartësi.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dyshime për akt sabotimi me ujin në Gjermani – të prekur 10 mijë persona
Next Article Ajaxi fitoi dramën ndaj Panathinaikosit – secila skuadër gjuajti nga 17 penallti dhe u deshën 25 minuta për të përfunduar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?