By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrasja e 14-vjeçarit, Zhupa: Nuk mund të reagohet për sigurinë në shkolla vetëm kur ndodhin ngjarje të tilla
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vrasja e 14-vjeçarit, Zhupa: Nuk mund të reagohet për sigurinë në shkolla vetëm kur ndodhin ngjarje të tilla
Shqipëri

Vrasja e 14-vjeçarit, Zhupa: Nuk mund të reagohet për sigurinë në shkolla vetëm kur ndodhin ngjarje të tilla

admin
Last updated: 19/11/2024 13:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa reagoi sot në Kuvend për ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e djeshme në afërsi të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku u qëllua me thikë për vdekje 14-vjeçari Martin Cani.

Zhupa e cilësoi këtë një ngjarje të paralajmëruar, ndërsa kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

“Ishte një ngjarje më e rëndë se sa e kishim imagjinuar dje, sepse ishte e paralajmëruar. Ishte një ngjarje në oborrin e shkollës, ku ishin njoftuar mësues, drejtor, oficerë sigurie. Kishte që të premten që ndodhte dhe nuk reagonte e nuk bënte gjë askush”, tha Zhupa.

Ajo kërkoi që të mbahet një minutë heshtje në Kuvend, ndërsa u shpreh se për sigurinë në shkolla nuk mund të reagohet vetëm kur ndodhin ngjarje të tilla.

“Uroj që ministrja Manastirliu, e cila nuk ndodhet këtu, të jetë duke shkruar dorëheqjen. Më vjen shumë keq që ne duhet të kthejmë kokën nga arsimi vetëm kur ndodh një rast i tillë. Ju flisnit këtu për paketën e sigurisë në shkolla, ku e çuat? Te thikat që hyjnë në shkolla, te hashashi dhe droga që hyjnë në shkolla? Kjo është paketa që marrin brenda çantës fëmijët tanë në shkolla”, tha Zhupa.

Zhupa u shpreh se një ngjarje e tillë nuk mund të kalohet sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë.

“Si mund ta kalojmë këtë me normalitet dhe nuk duhet të kërkojmë përgjegjës. Duhet të flasim ne, të jemi të parët që ngremë zërin. Doni ta amnistoni ministren Manastirliu dhe ministrin Hoxha? Ne flasim për një skandal vetëm kur ka një vdekje. Ne jemi vrarë si shoqëroi, nuk jemi më shoqëri nëse presim një vdekje që të flasim për çështjet. Jemi thjesht një grumbull njerëzish që jetojmë me njëri-tjetrin. Nëse nuk kemi sensibilitet edhe për këtë vrasje. ‘Fan Noli’ ishte shkolla e parë e rankuar për rezultate më të mira në mësime, imagjinoni çfarë ngjarje tragjike kemi në shkollat e tjera të vendit”, tha Zhupa.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shtyhet seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, mungon Glauk Konjufca
Next Article Balla: Të miratojmë propozimet për rritjen e sigurisë në perimetrin e shkollave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?