By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrau tri gra brenda një ore/ Gjykata e Tiranës dënon Dan Hutrën me burgim të përjetshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vrau tri gra brenda një ore/ Gjykata e Tiranës dënon Dan Hutrën me burgim të përjetshëm
Shqipëri

Vrau tri gra brenda një ore/ Gjykata e Tiranës dënon Dan Hutrën me burgim të përjetshëm

admin
Last updated: 14/05/2025 10:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata e Tiranës dënon Dan Hutrën me burgim të përjetshëm, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Prokuroria kërkoi më 9 maj që gjykata të japë tre burgime të përjetshme për vrasjen e tre grave, të cilave ai u mori jetën brenda një ore.

Siç u shpreh prokurori, Dan Hutra duhet të shpallet fajtor dhe të marrë burgim të përjetshëm për vrasjen e Mevlute Sadikut, një dënim të dytë të përjetshëm për vrasjen e Hadime Dafkut dhe të tretin për vrasjen e Etleva Kurtit, e cila ishte motra e një tjetër të burgosuri, identifikuar si Vladimir Kurti.

Prokurori kërkoi më parë se Hutra duhet të dënohet edhe për plagosjen e Elena Hysës dhe për këtë t’i jepen 35 vite burgim – ish-bashkëjetueses, të cilës i vrau të motrën dhe kunatën.

Edhe për plagosjen e nënës së saj, Kujtime Hysa, prokurori kërkoi 35 vite të tjera burgim, ndërsa 30 vjet dënim u kërkuan edhe për plagosjen e Marjona Gurakuqit.

Masakra e Dan Hutrës ndodhi në mars 2023. Ai fillimisht kreu plagosjen me thikë në zonën e Astirit dhe më tej, gjakftohtë, udhëtoi drejt zonës së Paskuqanit, ku qëlloi me armë zjarri fillimisht në banesën e prindërve të ish-bashkëjetueses dhe më pas në familjen e një të burgosuri që e kishte njohur në Drenovë.

Dan Hutra kishte bërë më herët burg për vrasjen e një tjetër gruaje, Dafina Havalha, e cila ishte bashkëshortja e tij e parë. Ai doli nga burgu në shkurt 2023, pasi ishte dënuar për dhunë në familje, dhe iu desh vetëm një muaj kohë për të përgatitur masakrën.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ndeshja Shqipëri–Serbi, FSHF qetëson anëtarët e “Klubit të Tifozëve”: Biletat tuaja janë të sigurta
Next Article Sot përkujtojmë përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit të Kombit, Bardhyl (Bejtulla) Osmani, Komandant Delta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?