By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VV-ja implikon AKI-në e Prokurorinë për rastin Dehari, pretendon se urdhri është dhënë nga Thaçi e Veseli
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VV-ja implikon AKI-në e Prokurorinë për rastin Dehari, pretendon se urdhri është dhënë nga Thaçi e Veseli
Maqedoni

VV-ja implikon AKI-në e Prokurorinë për rastin Dehari, pretendon se urdhri është dhënë nga Thaçi e Veseli

admin
Last updated: 12/08/2024 13:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje ka implikuar AKI-në, Policinë e Kosovës, Prokurorinë për arrestimet e aktivistëve të saj lidhur me sulmin kundër Kuvendit të Kosovës, ndërsa urdhëri sipas tyre ka ardhur direkt nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.

Përmes një konference për media, përfaqësuesi i këtij subjekti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka deklaruar se ky rast është bërë me urdhër politik dhe inskenim për të fshehur autorët e vërtetë të këtij rasti.

“Më 4 gusht 2016, ndodh sulmi me predhë në ndërtesën e Kuvendit. Ky ishte inskenimi i sulmit të armatosur mbi ndërtesën e Kuvendit te Kosovës, duke fshehur autorët e vërtetë dhe fajësimi i VV-së me qëllime te caktuara politike. Prej datës 5 gusht 2016 deri me 25 gusht, sipas policisë se Kosovës janë hetuar 4 persona krejtësisht të tjerë. Më 29 gusht 2016 arrestohet Astrit Dehari bashke me 5 aktivistë tjerë të VV-së për këtë sulm”, ka thënë Kurteshi.

“Ky arrestim ndodhi për të parandaluar dhe penguar protestën e opozitës më 1 shtator 2016, para parlamentit të Kosovës kundër Demarkacionit. Me urdhër politik nga maja e shtetit te involvuar ishin AKI, Policia, prokuroria dhe Gjykata, ku prokurori Abdurrahim Islami para pensionimit kërkon arrestimin e aktivisteve, ndërsa urdhrin e lëshon gjykatësi Vehbi Kashtanjeva, po ashtu pak para pensionimit”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi pati kritika edhe ndaj prokurorit, Afrim Shefkiu, i cili sipas tij po del në pension pa përfunduar rastin Dehari.

“Ne si LVV e kem ftuar këtë konferencë për media, për të treguar një kronologji të rastit të Astrit Dehari, për veprimet dhe mos veprimet e prokurorisë së shtetit, përfshirë Prokurorinë Themelore, dhe atë Speciale, e sidomos mosveprimet e prokurorit special, Afrim Shefkiu, që tani e tri vjet e nëntë muaj e ka mbajtur rastin, dhe tani shkon në pension pa i përfunduar hetimet për rastin Dehari”, është shprehur ai.

Fillimisht, kjo parti para hyrjes së objektit të Prokurorisë kanë vendosur disa pankarta ku është kërkuar përgjegjësi e drejtësi për Deharin.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vazhdon lyerja e Urës së Ibrit
Next Article Imane Khelif ngriti një padi në Francë për shkak të abuzimit që përjetoi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?