By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VV mban mbledhje me drejtuesit e Qendrave, fokusi te zgjedhjet e brendshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > VV mban mbledhje me drejtuesit e Qendrave, fokusi te zgjedhjet e brendshme
Kosovë

VV mban mbledhje me drejtuesit e Qendrave, fokusi te zgjedhjet e brendshme

admin
Last updated: 28/11/2026 14:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe çështjet organizative të subjektit.

Në takim kanë marrë pjesë kryetari i VV-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Sekretari Organizativ, Alim Rama, kryetarja e organizatës Gratë për Vetëvendosje!, njëherësh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe Koordinatori i Rinisë për Vetëvendosje, Libron Kelmendi.

Sipas njoftimit të VV-së, një pjesë e rëndësishme e diskutimeve i është kushtuar procesit të zgjedhjeve të brendshme, të shpallura më 1 nëntor me vendim të Këshillit të Përgjithshëm.

Ky proces pritet të përmbyllet brenda gjashtë muajve, ndërsa Qendrat e Lëvizjes tashmë kanë nisur përgatitjet, përfshirë hartimin e kalendarëve zgjedhorë dhe përditësimin e listave të anëtarësisë.

Në njoftim thuhet se zgjedhjet e brendshme shihen si mundësi për fuqizimin e organizatës, përfshirjen e gjeneratave të reja dhe profesionistëve, si dhe rritjen e pjesëmarrjes aktive në jetën politike dhe organizative.

Sipas VV-së, procesi do të zhvillohet në lagje dhe fshatra të komunave në të gjithë Kosovën, me synimin për të forcuar lidhjen ndërmjet strukturave të organizatës dhe qytetarëve.

“Organizimi ynë është i vazhdueshëm, ripërtëritja është forcë, ndërsa angazhimi për qytetarët mbetet misioni e arsyeja jonë e përhershme e aktivizmit politik”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Transformohet në ‘Karina Pipi’, Akil Varfi puth në buzë Arlinda Morinën
Next Article Gerapetritis: Maqedonia e Veriut ka bërë tashmë përparim të konsiderueshëm në disa fusha

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?