By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​VV solidarizohet me ish-krerët e UÇK-së në 6-vjetorin e arrestimit të tyre nga Specialja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​VV solidarizohet me ish-krerët e UÇK-së në 6-vjetorin e arrestimit të tyre nga Specialja
Kosovë

​VV solidarizohet me ish-krerët e UÇK-së në 6-vjetorin e arrestimit të tyre nga Specialja

admin
Last updated: 05/11/2026 13:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 5 nëntor, argument.mk/ – Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka shprehur solidaritet me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në gjashtë vjetorin e arrestimit të tyre nga Gjykata Speciale.

Në fjalën e saj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetja Fejza ka kundërshtuar dënimin me 81 vjet heqje lirie për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator nga Specialja në Hagë, duke e cilësuar atë si të padrejtë.

Ajo ka kërkuar që në procedurën e apelit të shqyrtohen të gjitha kundërshtimet e mbrojtjes, në veçanti provat mbi të cilat trupi gjykues e ka mbështetur vendimin.

Fejza ka theksuar se, përtej dallimeve politike, Kosova ka përgjegjësi që të mbrojë, përmes mjeteve ligjore, të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit.

“Ne e kundërshtojmë aktgjykimin e shkallës së parë. Ai, përveç që është i padrejtë, është i pasaktë deri në absurd. Në apel duhet të shqyrtohet secili kundërshtim i mbrojtjes. Në veçanti, duhet të shqyrtohen provat mbi të cilat trupi gjykues e ka lidhur secilin prej të dënuarve me qëllimin e përbashkët kriminal që ka konstatuar. Rexhep Selimi ka qenë deputet i këtij Kuvendi, si dhe bashkëluftëtarët e tjerë të burgosur. Nga kjo foltore i shprehim solidaritetin tonë atij, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe familjarëve të tyre. Përtej dallimeve tona politike, Republika ka përgjegjësi që t’i mbrojë me çdo mjet ligjor të drejtat e secilit prej tyre në apel. Siç tha Rexha në Hagë: ‘Kurdo që të kthehem, do të kthehem në Kosovën e lirë për të cilën luftuam’ ”, tha deputetja Fejza.

Gjashtë vjet më parë, më 4 dhe 5 nëntor 2020, nisi një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të zhvillimeve gjyqësore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Brenda një dite, në Hagë u dërguan katër figura të rëndësishme të skenës politike të Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Që nga ajo kohë, ata u përballën me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara. Po atë ditë, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” u nis aeroplani drejt Hagës, me katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët që nga ajo kohë u përballën me procesin gjyqësor në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Pas rreth gjashtë vjetësh të procesit gjyqësor, më 16 shtator të këtij viti u shpall vendimi i shkallës së parë, ndaj të cilit pritet të vazhdojë procedura e ankimimit.

Ndërkohë, më 17 nëntor pritet të merret një tjetër vendim për ish-presidentin Hashim Thaçi, kësaj radhe në rastin e dytë gjyqësor që lidhet me pretendimet për tentim-pengim të drejtësisë. /KP/

You Might Also Like

Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

6 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli

Çitaku priti ambasadorin britanik, diskutuan zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor

Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Eksporti është rritur për 10,8 për qind, tejkaloi 6,6 miliardë euro për nëntë muaj
Next Article Vazhdon gjykimi ndaj nëntë policëve për zjarrin në diskotekën “Puls”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?