By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi-Bomgartner: Franca është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt aderimit në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi-Bomgartner: Franca është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt aderimit në BE
Maqedoni

Xhaferi-Bomgartner: Franca është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt aderimit në BE

admin
Last updated: 19/03/2024 15:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 mars – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Francës në Shkup, SH.T. Cyril Baumgartner, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Në takim, theksojnë nga atje, u konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe prej tre dekadash dhe miqësia mes dy vendeve tona, të karakterizuara me një dialog politik shumë të zhvilluar, konstruktiv dhe të partneritetit. Njëherazi, u shpreh interesi që në periudhën e ardhshme më shumë t’i vihet theksi bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

“Kryeministri Xhaferi e përshëndeti angazhimin e përgjithshëm dhe të përforcuar francez në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të përfytyruar përmes një sërë nismash dhe hapash konkretë në periudhën e kaluar, të orientuara drejt forcimit të bashkëpunimit strategjik, politik, ekonomik dhe shoqëror. Në këtë drejtim, falënderoi Francën për mbështetjen e saj në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me gjithë rajonin dhe veçanërisht Maqedoninë e Veriut dhe e theksoi përkushtimin e Qeverisë të cilën e paraprin për të vazhduar dinamikën e nisur në rrugën drejt BE-së.

Duke e uruar emërimin si Kryeministër, ambasadori Bomgartner e përshëndeti bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyer me Xhaferin, gjatë mandatit të të cilit si Kryetar i Kuvendit u bë një hap i madh përpara në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh parlamentar”, thonë nga shtypi i Qeverisë.

Ambasadori, shtojnë nga atje, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm gjithëpërfshirës me Qeverinë në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, të cilat bazohen në një histori të gjatë miqësore.

“Bomgartner e theksoi përkushtimin e fortë të Francës ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se Franca do të vazhdojë të manifestojë aktivisht konstruktivitet dhe mbështetje në atë rrugë, me ç’rast iu referua rëndësisë së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, duke shprehur shpresë se Qeveria dhe Kuvendi i ardhshëm do të vazhdojnë të zbatojnë në mënyrë aktive agjendën evropiane”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bastisje në Kavadar, konfiskohen armë – arrestohen dy persona
Next Article Rita Ora krijon një fustan prej 24 eurosh nga koleksioni i saj i ri Primark – duket të jetë një kopje e një fustani që kushton rreth një mijë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?