By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi dhe Osmani në Konferencën e 60-të të Sigurisë të Mynihut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi dhe Osmani në Konferencën e 60-të të Sigurisë të Mynihut
MaqedoniTOP LAJM

Xhaferi dhe Osmani në Konferencën e 60-të të Sigurisë të Mynihut

admin
Last updated: 16/02/2024 08:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 shkurt – Kryetari i Qeverisë teknike Talat Xhaferi dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nga sot do të marrin pjesë në Konferencën e 60-të të Sigurisë të Mynihut në fokus të së cilën këtë vit, siç bëri të ditur shërbimi për shtyp qeveritar, është roli i Evropës në siguri dhe mbrojtje dhe rëndësia e zgjerimit të BE-së, në kontekst të situatës në Ukrainë dhe zhvillimeve në Lindnen e Mesme.

Xhaferi do të marrë pjesë në konferencën në Mynih deri me 18 shkurt, do të marrë pjesë në disa ngjarje qendrore dhe shoqëruese, si dhe do të zhvillojë disa takime dypalëshe.

“Kryeministri Xhaferi, për këto dhe çështje të tjera aktuale me rëndësi për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rajonin, do të diskutojë edhe në takimet e parashikuara dypalëshe me përfaqësues të lartë politikë nga Evropa, rajoni dhe bota. Konferenca e Sigurisë të Mynihut fokusohet në sigurinë tradicionale nacionale ose ushtarake, si dhe në dimensionet ekonomike,  mjedisore, transatlantike dhe njerëzore të sigurisë. Pritet që edhe këtë vit në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, përmes debateve në panel të adresohen zgjidhjet e mundshme për sfidat më urgjente të sigurisë në botë”, thekson shërbimi për shtyp i Qeverisë.

 Në Konferencën e 60-të të Sigurisë së Mynihut do të marrë pjesë dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i cili, ashtu siç kumtojnë nga MPJ-ja, do të ketë fjalim në panel me temën “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor – Sfidat dhe mundësitë për BE-në dhe Alencën Transatlantike”.

“Në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Osmani do të realizojë takime dypalëshe me ministrat e punëve të jashtme të më shumë vendeve”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lojtari më i shtrenjtë nga secila prej 16 skuadrave që janë aktualisht pjesë e Ligës së Kampionëve
Next Article Tenderi tre milionësh për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, përfundon sot në Gjykatë Komerciale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?