By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi – Haxhiev: Bashkëpunimi ekonomik i Detit të Zi ofron mundësi për lidhje të thelluar ekonomike mes Evropës dhe Azisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi – Haxhiev: Bashkëpunimi ekonomik i Detit të Zi ofron mundësi për lidhje të thelluar ekonomike mes Evropës dhe Azisë
Maqedoni

Xhaferi – Haxhiev: Bashkëpunimi ekonomik i Detit të Zi ofron mundësi për lidhje të thelluar ekonomike mes Evropës dhe Azisë

admin
Last updated: 05/03/2024 13:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 mars – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar sot sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë parlamentare për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi, Asaf Haxhiev.

Kryeministri Xhaferi ka shprehur kënaqësinë nga vazhdimi i dialogut të vendosur me Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi dhe në cilësinë e tij si Kryetar i Qeverisë, konfirmoi bindjen se diplomacia në çdo nivel të qeverisjes, qoftë parlamentare apo ekzekutive, është e domosdoshme në kontekstin aktual të ndërlikuar ndërkombëtar-gjeopolitik, dhe kontribuon në uljen e tensioneve, ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve.

Kryeministri e theksoi rëndësinë e organizatës për bashkëpunimin ekonomik të Detit të Zi dhe shprehu kënaqësinë e tij për përfitimet e anëtarësimit katërvjeçar të Maqedonisë së Veriut, që nuk nënkupton vetëm anëtarësim në strukturat e organizatës, por ofron edhe mundësinë për një lidhje më të thellë ekonomike midis dy kontinenteve, si dhe tre rajoneve të ndryshme. Ballkani, Kaukazi dhe Deti i Zi. Në këtë drejtim, ai iu referua projekteve strategjike kyçe që kontribuojnë në lidhjen dhe integrimin më të madh të rajonit, duke sjellë përfitime të reja ekonomike për vendet, siç është Korridori 8, i cili lidh Adriatikun me Detin e Zi.

Sekretari i përgjithshëm Haxhiev, e uroi kryeministrin Xhaferi për funksionin e ri, duke shprehur kënaqësinë dhe pritjen për vazhdimësi të dialogut të mirë dhe të rregullt të vendosur me Xhaferin si Kryetar i Kuvendit. Haxhiev theksoi se, për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike, Maqedonia e Veriut është një vend kyç për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, dhe anëtarësimi në NATO dhe integrimi i nisur në BE ofrojnë një dimension të rëndësishëm shtesë, politik dhe të sigurisë, që është i mirëseardhur për rritjen e dinamikës ekonomike.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fredi Beleri mund të kandidojë për eurodeputet nën siglën e partisë Demokracia e Re
Next Article Gjermani shpenzon 10 mijë euro në vit për të jetuar në trena – adoleshenti arsyeton vendimin dhe tregon se si ia del

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?