By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi në Bruksel në takim me eurodeputetët: Integrimi evropian mbetet në fokus të Qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi në Bruksel në takim me eurodeputetët: Integrimi evropian mbetet në fokus të Qeverisë
Maqedoni

Xhaferi në Bruksel në takim me eurodeputetët: Integrimi evropian mbetet në fokus të Qeverisë

admin
Last updated: 14/02/2024 12:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Kryetari i Qeverisë teknike Talat Xhaferi, sot në Bruksel ka takuar euro deputetët Ilhan Kjuçuk, Tonino Picula, Tineke Strik dhe Karlo Resler. Në delegacionin qeveritar që e kryeson Kryeministri Xhaferi janë edhe zëvendësi i parë i kryetarit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. 

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, në takim u shkëmbyen mendime për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, për politikat e Qeverisë në prag të zgjedhjeve të dyfishta në vend, si edhe për aktivitetet e Qeverisë që rrjedhin nga përgatitjet për realizimin e suksesshëm të Planit për rritje.

Në vizitën e tij të parë në Bruksel si Kryeministër, Xhaferi para eurodeputetëve theksoi se Qeveria në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë, përkushtim dhe në afatin kohor për të zbatuar të gjitha proceset dhe obligimet që dalin nga negociatat e nisura për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në drejtim të integrimit të përshpejtuar evropian.

Eurodeputetët të cilët u takojnë  grupeve të ndryshme politike, e uruan Xhaferin për postin e Kryeministrit, duke e theksuar mbështetjen e fuqishme për Maqedoninë e Veriut në zbatimin e proceseve reformuese dhe anëtarësimin në BE. 

Xhaferi theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i vendit, për të cilin ekziston mbështetje e lartë te qytetarët.  

“Në takim u shkëmbyen mendime për Planin e rritjes, i cili ka rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut, në drejtim të përparimit ekonomik, hapjes së vendeve të reja të punës, përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, si dhe mundësinë që kompanitë nga shteti të kenë qasje në pjesë të tregut të përbashkët të BE-së përpara anëtarësimit”, theksoet në kumtesë.

Xhaferi, falënderoi euro deputetët për mbështetjen e tyre për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që është prioritet dhe pikërisht për këtë Kryeministri për këshilltar të vetë të jashtëm e angazhoi Ivo Vajgllin i cili me përvojën e tij të çmuar do të kontribuojë në përshpejtimin e rrugës evropiane.  

“Kryeministri kërkoi mbështetje të mëtejshme nga euro deputetët në përforcimin e bashkëpunimit dhe prezencën e përfaqësuesve të vendit tonë në Parlamentin Evropian.]”, theksohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pendarovski: Pas vendimit tim të djeshëm, Ligjin për kazinotë dhe bastoret nuk mund të kalojë në Kuvend me flamur europian
Next Article Micevski: Problemi me vendin e zbrazët në Komisionin shtetëror zgjedhor do të tejkalohet, njëri prej kandidatëve i ka tërhequr dokumentet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?