By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xi : Bota duhet të zgjedhë midis paqes dhe luftës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Xi : Bota duhet të zgjedhë midis paqes dhe luftës
BotaKina

Xi : Bota duhet të zgjedhë midis paqes dhe luftës

admin
Last updated: 03/09/2025 15:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rilindja e kombit kinez është e pandalshme, tha presidenti kinez Xi Jinping të mërkurën, në aktivitetin përkujtimor për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore.

Lufta e rezistencës, e vështirë dhe madhështore, shënon fitoren e parë të plotë të Kinës kundër agresionit të huaj në kohët moderne, theksoi Xi në fjalën e vet në mitingun përkujtimor të zhvilluar në Pekin.

Ai vuri në dukje që populli kinez dha një kontribut të madh në shpëtimin e qytetërimit njerëzor dhe mbrojtjen e paqes botërore, duke bërë sakrifica të mëdha e duke qenë një pjesë e rëndësishme e Luftës Antifashiste Botërore.

Vetëm kur vendet në të gjithë botën ta trajtojnë njëri-tjetrin si të barabartë, të jetojnë në harmoni dhe të mbështesin njëri-tjetrin, mund të mbrohet siguria e përbashkët, të eliminohet shkaku rrënjësor i luftës dhe të parandalohet përsëritja e tragjedive historike, tha ai.

Sipas tij, sot njerëzimi përballet përsëri me zgjedhjen midis paqes ose luftës, dialogut ose kundërvënies, përfitimeve të ndërsjella ose gjendjes ku dikush fiton dhe të tjerët humbasin.

Populli kinez do të qëndrojë i vendosur në anën e drejtë të historisë dhe të përparimit njerëzor, do të ndjekë rrugën e zhvillimit paqësor dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të botës për të ndërtuar një bashkësi me të ardhme të përbashkët të njerëzimit, tha kreu i shtetit i Kinës.

Ai i bëri thirrje popullit kinez të të gjitha kombësive të qëndrojë i bashkuar dhe të punojë shumë për të ndërtuar një vend të fortë dhe për të çuar përpara kauzën e madhe të përtëritjes kombëtare nëpërmjet modernizimit kinez.

Xi kërkoi që Ushtria Çlirimtare Popullore të japë kontribute më të mëdha për paqen dhe zhvillimin botëror, duke përshpejtuar zhvillimin në një ushtri të nivelit botëror, për të ruajtur sovranitetin kombëtar, unitetin dhe tërësinë territoriale.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Xheneta Fetahu nuk i lë vend imagjinatës duke pozuar me një fustan të ngushtë me detaje transparente
Next Article OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?