By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xi dhe Ramaphosa njoftojnë ngritjen e nivelit të lidhjeve Kinë-Afrikë e Jugut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Xi dhe Ramaphosa njoftojnë ngritjen e nivelit të lidhjeve Kinë-Afrikë e Jugut
BotaKina

Xi dhe Ramaphosa njoftojnë ngritjen e nivelit të lidhjeve Kinë-Afrikë e Jugut

admin
Last updated: 02/09/2024 20:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij afrikanojugor Cyril Ramaphosa njoftuan të hënën ngritjen e lidhjeve dypalëshe në nivelin e partneritetit të gjithanshëm strategjik të bashkëpunimit për epokën e re.

Gjatë bisedimeve me presidentin Ramaphosa, i cili gjendet në Pekin për Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë  (FOCAC) të vitit 2024  dhe një vizitë shtetërore, Xi tha se forcimi i solidaritetit dhe i bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe Afrikës së Jugut është në përputhje me shpresat e përbashkëta të të dy popujve e me procesin historik të rritjes së Jugut Global.

Presidenti kinez u bëri thirrje të dy vendeve t’i çojnë përpara marrëdhëniet dypalëshe me besim të ndërsjellë strategjik të nivelit të lartë dhe theksoi përpjekjet e përbashkëta për të nxitur bashkëpunimin me cilësi të lartë në kuadër të “Një brez, një rrugë”, për të shtuar bashkëpunimin në ekonominë digjitale, inteligjencën artificiale e energjinë e re dhe për të forcuar shkëmbimet e bashkëpunimin lidhur me zhvillimin e burimeve njerëzore.

foto nga CMG

foto nga CMG

Xi u shpreh se Kina do t’i hapë më shumë dyert e saj për vendet afrikane dhe është e gatshme të punojë me Afrikën e Jugut dhe vende të tjera afrikane për të krijuar një impuls të ri për bashkëpunimin dhe për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të bashkëpunimit Kinë-Afrikë.

Sa më komplekse të bëhet gjendja ndërkombëtare, aq më shumë vendet e Jugut Global duhet të mbështesin pavarësinë, të forcojnë unitetin e bashkëpunimin dhe të mbrojnë së bashku drejtësinë dhe barazinë ndërkombëtare, shtoi më tej kreu i shtetit i Kinës.

Të dy presidentët ishin të pranishëm edhe në ceremoninë e nënshkrimit të dokumenteve të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Para bisedimeve, Xi zhvilloi një ceremoni mirëseardhjeje për presidentin Ramaphosa (Wang Lei/ Artan)

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Anja Dinion: “Minnesota”, koleksioni i dedikuar për mbesën time
Next Article Toshkovski-Gjorgjun: Pajisje turke për policinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?