By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek
BotaKina

Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek

admin
Last updated: 31/08/2026 17:34
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Të hënën paradite sipas kohës vendore, presidenti i Kirgizistanit Sadyr Japarov dhe presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilluan bisedime në Pallatin e Harmonisë në Bishkek, kryeqytetin e Kirgizistanit.

Në këtë takim, Xi Jinping-u theksoi që të dyja palët duhet të thellojnë më tej bashkëpunimin pragmatik midis të dy vendeve, të konkretizojnë planifikimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis dy qeverive, të pasurojnë kategoritë e tregtisë ndërmjet tyre e të zgjerojnë tregtinë digjitale dhe biznesin elektronik ndërkufitar. Të dyja palët duhet të ndërtojnë në mënyrë cilësore hekurudhën Kinë-Kirgizistan-Uzbekistan, këtë “arterie transporti” që mban shpresën e popujve për zhvillimin e rajonit, dhe të transformojnë e modernizojnë portet. Në fushat e energjisë së përtëritshme dhe të riciklimit të burimeve duhet të zbatohen më shumë projekte simbolike, të konkretizohen dokumentet e bashkëpunimit në industrinë minerare dhe të zhvillohet bashkëpunimi në tërë zinxhirin industrial. Duhet të ndërtohen laboratorët e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë”, të forcohet bashkëpunimi në inteligjencën artificiale dhe të fuqizohet bashkëpunimi midis dy vendeve nëpërmjet novacionit shkencor.
Kreu i shtetit kinez vuri në dukje më tej që të dyja palët duhet të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat e zbatimit e ligjit e të sigurisë, duke goditur bashkërisht “tre forcat” – separatizmin, terrorizmin e dhe ekstremizmin, trafikun e drogës dhe krimet ndërkufitare, duke mbrojtur bashkërisht paqen e qëndrueshmërinë rajonale. Si vende themeluese të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Kina e Kirgizistani duhet të nxitin zbatimin e rezultateve të Samitit të Tianjin-it, të promovojnë zhvillimin e përbashkët të rajonit dhe ta çojnë zhvillimin e kësaj organizate në një nivel më të lartë.

Nga ana e tij, Sadyr Japarov tha se, me vrullin e partneritetit të gjithanshëm strategjik Kirgizistan-Kinë në epokën e re, marrëdhëniet midis dy vendeve kanë hyrë në nivelin më të lartë në histori. Kirgizistani e falënderon palën kineze për përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer në çdo moment kyç të zhvillimit të tij kombëtar. Kina ka qenë përparësia e politikës së jashtme kirgizistanase dhe është vendi mik më i ngushtë dhe partneri më i besueshëm i Kirgizistanit. Pala kirgizistanase e respekton me rigorozitet parimin e Një Kine dhe dëshiron të thellojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me palën kineze në bazë të respektit e leverdisë së ndërsjellë. Kirgizistani është i gatshëm të thellojë bashkëpunimin me Kinën në fushat e tregtisë, të investimeve, të ndërlidhshmërisë, të novacionit teknologjik, energjetikës e ekonomisë së gjelbër, të shtojë shkëmbimet arsimore, shëndetësore, kulturore e rinore dhe të godasë bashkëpunimin e “tre forcave” për mbrojtjen e sigurisë rajonale.

Pala kirgizistanase është e gatshme të nxitë aktivisht ndërtimin e hekurudhës Kinë-Kirgizistan-Uzbekistan, në mënyrë që ta shndërrojë në “Rrugën e Mëndafshit të hekurt” në epokën e re dhe në nyjë të re e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në emër të qeverisë dhe popullit kirgizistanas, Japarovi shprehu ngushëllime të thella për fatkeqësinë e shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut në Gyirong të Xizang-ut. Xi shprehu falënderime dhe vuri në dukje se qeveria kineze po bën të gjitha përpjekjet për kërkim-shpëtimin e njerëzve të zhdukur brenda e jashtë vendit, për evakuimin e zhvendosjen e banorëve të prekur, për mjekimin e të plagosurve dhe për parandalimin e fatkeqësive dytësore. Duke vënë në dukje që Kina i ka ofruar Nepalit ndihmë urgjente, Xi shtoi që pala kineze është në gjendje dhe ka besim se do të fitojë mbi fatkeqësinë dhe do të rindërtojë vatrat.

Pas bisedimeve, të dy krerët e shtetit nënshkruan Deklaratën e Përbashkët midis Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Kirgizistanit mbi Zhvillimin Cilësor të Partneritetit të Gjithanshëm Strategjik në Epokën e Re dhe Traktatin e Bashkëpunimit Miqësor të Fqinjësisë së Mirë të Përjetshme midis Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Kirgizistanit.

You Might Also Like

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Kremlini: Samiti Putin-Trump-Zelenskyy është i mundur vetëm për të finalizuar marrëveshjet e Ukrainës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banka Popullore: Inflacioni në Maqedoninë e Veriut po ngadalësohet
Next Article Dëshmitë rrënqethëse të dy të moshuarave që panë me sy vdekjen nga vrasësi serik në Kumanovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?