By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xi Jinping e kupton se fati i regjimit të tij është në duart e Donald Trumpit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Xi Jinping e kupton se fati i regjimit të tij është në duart e Donald Trumpit
Bota

Xi Jinping e kupton se fati i regjimit të tij është në duart e Donald Trumpit

admin
Last updated: 07/02/2025 10:03
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Nga: Gordon Chang, autor i librave Plani i Kuq: Projekti i Kinës për të shkatërruar Amerikën [Plan Red: China’s Project to Destroy America] dhe Rënia e afërt e Kinës [The Coming Collapse of China] / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Të mërkurën, Ministria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje Uashingtonit të angazhohet në bisedimet për tregtinë. “Ajo që nevojitet tani nuk janë tarifat e njëanshme dhe shtesë, por dialogu dhe konsultimet e bazuara në barazi dhe respekt të ndërsjellë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë, Lin Jian, gjatë një konference për shtyp.

Pozicioni i Kinës ishte i parashikueshëm. Retorika e Pekinit mbi “dialogun” ka funksionuar në avantazhin e tij shumë herë më parë. Megjithatë, këtë herë ka pak gjasa që të ndodhë e njëjta gjë.

Në fund të javës së kaluar, presidenti Donald Trump, duke mbajtur premtimet e fushatës, njoftoi vendosjen e tarifave me 25 për qind për Meksikën dhe Kanadanë dhe një taksë prej 10 për qind për mallrat kineze. Siç deklaroi ai në rrjetet sociale, tarifat ishin përgjigje ndaj “kërcënimit madhor të emigrantëve të paligjshëm dhe drogave vdekjeprurëse që po vrasin qytetarët tanë, përfshirë fentanilin”.

Otava dhe Meksiko Siti, duke shpallur masa për forcimin e kufijve të tyre me Amerikën, arritën shpejt një marrëveshje me Trumpin. Kina, në vend që të negocionte, vendosi të luftonte.

Ministria Kineze e Financave shpalli tarifa nga 10 deri në 15 për qind për një sërë produktesh dhe mallrash amerikane, përfshirë naftën e papërpunuar, disa lloje qymyri dhe për gazin e lëngshëm natyror, makinat e mëdha dhe makineritë bujqësore. Ministria e Tregtisë vendosi kontrolle të reja të eksportit për produktet dhe teknologjitë metalike dhe shtoi dy kompani amerikane, PVH Group dhe Illumina, në Listën e Entiteteve të Pabesuara. Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut nisi një hetim antimonopol ndaj Google-it që praktikisht nuk ka asnjë aktivitet në Kinë. Të martën, Kina paraqiti një ankesë zyrtare në Organizatën Botërore të Tregtisë [OBT].

Por, përgjigja e Pekinit ndaj masave të Trumpit ishte e vakët. “Masat hakmarrëse kineze janë shumë të dobëta”, më tha Anne Stevenson-Yang, nga J Capital Research me seli në Taipei. “Pekini gjithmonë e ka ditur saktësisht se kush i ka kartat fituese në dorë, prandaj reagimi i tij ndaj tarifave të fundit të Trumpit është dukshëm i plogësht”, vlerëson eksperti i tregtisë, Alan Tonelson.

Përgjigja modeste e Kinës tregon se Xi Jinping nuk dëshiron të përshkallëzojë “luftën tregtare”. Në radhë të parë, ai nuk është në pozitë për të zhvilluar një përballje të gjatë: ekonomia e tij, e mbingarkuar me borxhe, po stagnon.

Po, në dukje Kina e përfundoi vitin e kaluar me rezultate mbresëlënëse ekonomike, por shifrat ishin thjesht shumë të mira për të qenë të vërteta. Për shembull, Byroja Kombëtare e Statistikave [BKS] raportoi një rritje të eksporteve prej 10.7 për qind në dhjetor, një shifër që tejkaloi pritshmëritë e të gjithëve. Por, Kina kishte nevojë për një tremujor të katërt të fuqishëm për të arritur objektivin e shpallur për një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto [PBB] me rreth pesë për qind për të gjithë vitin. Dhe, si për mrekulli, BKS-ja raportoi një rritje fikse prej pesë për qind për vitin 2024.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Për dekada me radhë, Kina ka mbështetur rritjen e saj ekonomike te eksportet, për të krijuar vende pune dhe për të përmirësuar standardet e jetesës, duke mbajtur kështu në pushtet regjimin komunist”, thekson Alan Tonelson, i cili shkruan për ndërthurjen e tregtisë dhe gjeopolitikës në blogun e tij RealityChek. “Tani që ekonomia e saj e brendshme po lëkundet keq, një valvul sigurie për eksportet është bërë veçanërisht e rëndësishme. Kjo i jep një tregu të madh importi, si Shteteve të Bashkuara, më shumë ndikim se kurrë mbi këtë rival të rrezikshëm”.

Të dyja palët, Uashingtoni dhe Pekini, po përpiqen aktualisht të zbulojnë nëse një marrëveshje është e mundur. Siç më thotë Anne Stevenson-Yang, autore e librit Udhëtim i egër: Një histori e shkurtër e hapjes dhe mbylljes së ekonomisë kineze [Wild Ride: A Short History of the Opening and Closing of the Chinese Economy], në këtë moment asnjëra palë “nuk është serioze për një luftë tregtare”.

Ajo ka të drejtë. Nëse ShBA-ja do të ishte vërtet e vendosur, deri tani Trumpi do të kishte vendosur tarifa shumë më të larta ndaj Kinës. Një vit më parë, ai kishte premtuar tarifa të përgjithshme prej të paktën 60 për qind ose edhe më shumë për Kinën. Por, me tarifat e vitit 2018 dhe ato të shtuara këtë muaj, Amerika është ende larg kësaj shifre.

Sigurisht, kjo normë e ulët tarifore mund të jetë një ftesë për negociata. Dhe, duket qartë se Kina dëshiron të negociojë. Të martën, Pekini njoftoi se tarifat shtesë për mallrat amerikane do të hyjnë në fuqi më 10 shkurt, një vonesë që qartazi lë hapësirë për bisedime.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pra, Kina kërkon një marrëveshje të re tregtare. Por, një marrëveshje e re ka shumë gjasa të jetë një kurth. Fundja, Pekini nuk e zbatoi marrëveshjen e fundit, të ashtuquajturën Faza e Parë e arritur në janar 2020.

Dhe, Uashingtoni nuk ka asnjë arsye për t’u nxituar drejt një marrëveshjeje. Trumpi ka kartat fituese në dorë. Më e rëndësishmja, Kina ka teprica të mëdha tregtare. Këtë javë, Byroja e Regjistrimit të ShBA-së raportoi se deficiti tregtar i Amerikës, në mallra me Kinën, arriti në 295.4 miliardë dollarë [vlera e përafërt e 284 miliardë eurove] vitin e kaluar, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2023.

Vendet me suficite tregtare kanë pak armë në luftërat tregtare. Dhe, ekonomitë më të vogla janë në disavantazh: ekonomia e Kinës, e cila varet nga suficiti tregtar, është më pak se dy të tretat e madhësisë së ekonomisë amerikane – edhe nëse besojmë shifrat kineze, të cilat pothuajse me siguri janë të fryra.

Xi Jinping, duke refuzuar ta bëjë konsumin si bazë të ekonomisë kineze, për ta nxjerrë veten nga telashet ka vënë pothuajse të gjitha bastet e veta te eksportet. Me fjalë të tjera, ai ka vendosur fatin e ekonomisë kineze – dhe të regjimit të tij – në duart e liderit të tregut më të madh në botë, atij amerikan. Trumpi mund të vendosë tani të ardhmen e Kinës.

“Pozicioni i Kinës është i qartë dhe i pandryshueshëm”, deklaroi të dielën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore Xinhua. “Nuk ka fitues në luftërat tregtare dhe tarifore”.

Në këtë luftë tregtare, kjo deklaratë nuk është e vërtetë. Dhe, përveç nëse Trumpi lejon veten të frikësohet nga Xi, fituesi nuk do të jetë Kina.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pa rrymë nesër një pjesë e komunës Qendër
Next Article Urdhri ekzekutiv i Donald Trump zbatohet, gratë transgjinore nuk mund të konkurrojnë në sport

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?