By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes
Maqedoni

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

admin
Last updated: 23/10/2025 18:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 23 tetor – Zanatet e vjetra po shkojnë drejt zhdukjes në qytetin e Tetovës. Njëri prej tyre është edhe zanati i Saraçit. Arif Mustafa, mbi tre dekada e ushtron këtë profesion me plot pasion, por, siç thotë ai vetë, koha ka ndryshuar dhe për të mbijetuar është dashur ta përshtatë zanatin e tij me kërkesat e sotme të njerëzve.

“Këtë zanat e punoj tash e 35 vite. Si më herët më nuk ka punë, tani jemi mesatar. Puna ka ndryshuar shumë prej kohës kur e kam mësuar zanatin. Sot, fshatarët nuk mbajnë më kuaj nëpër shtëpi. Për momentin jemi duke punuar thuajse me çdo gjë, nuk e kthej myshterinë prapë.”, – u shpreh saraçi, Arif Mustafa.

Sipas tij, dëshira e të rinjve për të mësuar këtë profesion, pothuajse nuk ekziston më. Në Tetovë, aktualisht kanë mbetur vetëm tre saraçë, ndërsa dikur ishin me dhjetëra.

“Ky zanat shkoi drejt zhdukjes, pasi të rinjtë nuk e duan. Nuk duan ta mësojnë. Të rinjtë të gjithë vrapojnë pas perëndimit. Mendojnë se atje do të jetë më mirë, por atje nuk është mirë. Unë deri sa mundem, kam fuqi, këtë zanat do ta punoj. Deri dje njëri djalë ishte, po ka vazhduar fakultetin në Universitetin e Tetovës, do ta lërë këtë zanat. Thash, un do të vij deri sa më punojnë këmbët, pastaj shëndosh. Për momentin jemi tre zanatçinj në Tetovë.”, – shtoi Mustafa.

E lamë Arif Mustafën me çekan dhe gjilpërë në dorë, duke punuar me pasion në punishten e tij të vogël. Mesazhi i tij për të rinjtë është i qartë: Vazhdoni ta mbani gjallë këtë zanat. Mos e lini të zhduket, edhe pse koha është e vështirë! Megjithatë, siç thotë ai me keqardhje, shumica e të rinjve sot kanë vetëm një dëshirë – të largohen nga vendi. Në Tetovë ka vetëm tre saraçë, që dikur pothuajse çdo lagje e Tetovës kishte nga një.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Gostivari me shërbime të reja ortopedike e traumatologjike, ministri Aliu: “Shëndetësia më afër qytetarit”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gostivari me shërbime të reja ortopedike e traumatologjike, ministri Aliu: “Shëndetësia më afër qytetarit”
Next Article Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?