By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zanati i zejeve në Çarshi, drejt zhdukjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Zanati i zejeve në Çarshi, drejt zhdukjes
EkonomiMaqedoni

Zanati i zejeve në Çarshi, drejt zhdukjes

admin
Last updated: 17/11/2024 16:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 nëntor – Adem Shabani është trashëgimtari i fundit i zejes së llamarinës në rrugën e njohur si rruga e samarxhinjve në Çarshi të Shkupit.

“Që në fëmijëri, Ademi është interesuar për këtë zanat të cilin e ka mësuar dhe trashëguar së bashku me dyqanin nga babai i tij. Ai kujton kohen kur shumë prindër sillnin fëmijët e tyre që të marrin zanate në punëtoritë e ndryshme në Çarshi të Shkupit. Tani është ndryshe!

“Unë kur erdha që të marr zanatin nga babai im vinin nga fshatrat dhe thoshte që e solla djalin 10 vjeçar që të mësojnë zanatin dhe thoshin që vetëm mbaje këtu që të mësoje zanatin bile thoshin që ne të paguajmë diçka që ta mësoje zanatin. Kjo ka humbur që shumë kohë. As nuk interesohen më e as nuk vjen askush”, tha Adem Shabani – Zejtar.

Dyqanet e Çarshisë thuajse e kanë humbur infrastrukturën autoktone ndërsa dyqani i zejtarit Adem Shabani ka ngelur i njëjtë siç është ndërtuar dikur.

“Jo ky dyqan nuk ka ndryshuar, që nga fillimi kur është hapur është teneqepunues, këtu ka punuar baba ndërsa unë jam këtu rregullisht që nga viti 1897. E pa baba që nuk më shkon shkolla dhe tha eja merre zanatin më mirë. Këtë e kemi traditë, babai dhe ja tani unë jam këtu”, tha Adem Shabani – Zejtar .

Ke ndonjë trashëgimtarë që interesohet?

“Unë i kam dy djem por e shoh që nuk janë të interesuar për këtë zanat hiç”, shtoi ai.

Në rrugën e samarxhinjve siç njihet në Çarshi kanë ngelur vetëm disa dyqane të cilët vazhdojnë të mbajnë gjallë, zanate të cilat pa ndihmën e shtetit po shkojnë drejtë zhdukjes. Ky zanat në fakt është zanat mbijetese pasi sipas Shabanit edhe pse dikur me këtë mjeshtri shkollonte fëmijët, sot mezi mbulon shpenzimet bazike.

Adem Shabani është trashëgimtari i fundit i këtij zanati në Çarshi të Shkupit ndërsa në këtë rrugë të Çarshisë kanë mbetur edhe shumë pak zanate të cilat duhet të ruhen e të trashëgohen por edhe të vinë të rinjtë që të mësojnë zanatet dhe të mos mbyllen këto dyqane.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prindërit zgjedhin emra modern për fëmijët, më së shumti parapëlqehen emrat e shkurtër
Next Article Tre shenjat e zodiakut janë miqtë më toksikë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?