By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbatimi i gjuhës shqipe, Gjykata Penale kthen mbrapsht nismat, asnjë gjobë për shkelësit e ligjit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zbatimi i gjuhës shqipe, Gjykata Penale kthen mbrapsht nismat, asnjë gjobë për shkelësit e ligjit
Maqedoni

Zbatimi i gjuhës shqipe, Gjykata Penale kthen mbrapsht nismat, asnjë gjobë për shkelësit e ligjit

admin
Last updated: 18/01/2025 16:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 janar – Gjykatës të Gjykatës Penale të Shkupit nga Njësiti për Kundërvajtje i kanë kthyer në rishqyrtim 12 iniciativat e para të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhës, i cili kërkon gjobitjen e institucioneve dhe zyrtarëve shtetërorë që nuk e respektojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Inspektorati, iniciativat i ka dorëzuar në janar të vitit 2024, pasi ka konstatuar mosrespektim të dispozitave ligjore, ndërkaq pas një viti subjektet janë përballur me përfaqësuesit e Inspektoratit para gjykatës. Sipas burimeve të Alsat, gjykatësit kanë rikthyer në shqyrtim lëndët e Inspektoratit nën arsyetimin se ka parregullsive teknike, të cilat duhet të korrigjohen.

Sipas procedurës, gjykatësit e lëndëve, duhet që të dorëzojnë sërish kërkesë zyrtare tek Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve të cilët me iniciativat e korrigjuara duhet sërish të shkojnë në gjykatë për t’i mbrojtur lëndët, në të cilat kërkohet gjobitja e shkelësve të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Pas ballafaqimit të serishëm, palët sërish kanë të drejtë ankese.

Inspektorati, siç mëson Alsat, në mungesë të mjeteve financiare, në gjykatë madje nuk ka as përfaqësues ligjor, gjegjësisht avokat. Edhe pse nuk janë kompetentë, inspektorët “veshin petkun” e avokatit dhe detyrohen që vetë t’i mbrojnë lëndët kundër shkelësve, të cilët për ironi shpesh përfaqësohen nga avokatët.

Për çudi, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve është i vetmi inspektorat në shtet që nuk mund t’i gjobisë subjektet që nuk e respektojnë ligjin. Inspektorët, kanë të drejtë vetëm të japin vërejtje nëse një institucion apo zyrtar nuk e respekton Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Nëse të njëjtit nuk i përmirësojnë lëshimet e konstatuara, atëherë Inspektorati ngre iniciativë para Gjykatës Penale në Njësitin për Kundërvajtje. Me një fjalë, në mungesë të fuqisë ligjore për të gjobitur, Inspektorati detyrohet që ta bind gjykatësin me prova që t’i gjobisë shkelësit. Nga Inspektorati paraprakisht ka pasur iniciativë për ta ndryshuar Ligjin për Inspektoratin, megjithatë i njëjti është bllokuar në Kuvend prej vitit 2022.

Megjithatë, që nga miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në vitin 2019, nuk është gjobitur asnjë institucion dhe funksionar për mosrespektim të gjuhës shqipe, pavarësisht se ky ligj ka niveli të lartë të moszbatimit, gjegjësisht shkeljes nga ana e zyrtarëve dhe institucioneve shtetërore. Kjo, dëshmohet pikërisht me raportet e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. Prej qershorit të vitit 2021 deri në qershorin e vitit 2024, inspektorët e këtij inspektorati kanë kryer gjithsej rreth 360 inspektime. Prej tyre, madje në 246 inspektime apo në 70% të rasteve është konstatuar parregullsi, respektivisht mosrespektim të gjuhës shqipe nga ana e institucioneve.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mërgimtarët infuzion për vendin, deri 120 milion euro të ardhura
Next Article Inaugurohet ambasada e Shqipërisë në Ukrainë, Hasani: Bashkë për një Evropë të fortë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?