By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Mateta dështoi në testet mjekësore te Milani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Mateta dështoi në testet mjekësore te Milani
Sport

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Mateta dështoi në testet mjekësore te Milani

admin
Last updated: 04/02/2026 10:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkaqet e dështimit të kontrolleve mjekësore të Jean-Philippe Mateta me gjigantët italianë AC Milan janë zbuluar, pasi transferimi i sulmuesit francez nga Crystal Palace u anulua në fund të afatit kalimtar të janarit.

28-vjeçari ishte i etur të largohej nga Selhurst Park dhe dukej se po i afrohej gjithnjë e më shumë një transferimi në San Siro.

Megjithatë, gjatë kontrolleve mjekësore u evidentuan disa probleme dhe Mateta mbetet ende lojtar i Crystal Palace.

Gjithçka dukej se po shkonte drejt realizimit të transferimit të dëshiruar, pasi të dy klubet kishin rënë dakord për marrëveshjen dhe Mateta kishte kryer vizitat mjekësore me Milanin përpara një kalimi të mundshëm.

Sidoqoftë, “Rossonerët” zbuluan një problem që e bëri transferimin jo tërheqës dhe për rrjedhojë vendosën të tërhiqeshin nga marrëveshja.

Sipas BBC Sport, Crystal Palace kishte informuar Milanin gjatë negociatave për problemet që Mateta ka pasur ndër vite me gjurin e djathtë.

Sulmuesi kishte pësuar këputje të meniskut në vitin 2019, teksa luante për Mainz, dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale po atë vit, duke munguar për gjashtë muaj.

Më pas, Milani vendosi se, në rast se do ta transferonte Matetan, ai do të duhej t’i nënshtrohej një operacioni tjetër për të zgjidhur përfundimisht problemin, çka forcoi edhe më shumë dyshimet e klubit italian për realizimin e marrëveshjes.

Ky zhvillim përbën një goditje serioze për Matetan. Forma e tij e shkëlqyer me Crystal Palace sezonin e kaluar i siguroi ftesën e parë në kombëtaren e Francës, ndërsa ai ka bërë paraqitje pozitive sa herë është aktivizuar nga ‘Gjelat’, duke shënuar dy gola në tri ndeshje me përfaqësuesen.

Ky fillim premtues në arenën ndërkombëtare dukej se kishte rritur ndjeshëm shanset e tij për t’u përfshirë në skuadrën e Didier Deschamps për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Incident zjarri në Prishtinë, digjet një veturë
Next Article Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?