By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zdravskovski në konferencën e BE-KOSAK në Varshavë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zdravskovski në konferencën e BE-KOSAK në Varshavë
Maqedoni

Zdravskovski në konferencën e BE-KOSAK në Varshavë

admin
Last updated: 27/01/2025 18:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Varshavë, 27 janar – Në kuadër të Kryesimit Polak me Bashkimin Evropian, zëvendëskryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Igor Zdravkovski, merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Çështje Evropiane të Vendeve Anëtare të BE-së – KOSAK, që mbahet në Varshavë të Polonisë.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, konferenca u hap me fjalim përshëndetës nga Małgorzhata Kidava-Błonska, marshall i Senatit të Republikës së Polonisë, e cila, duke iu referuar prioriteteve polake, vuri në dukje se Polonia mori kryesimin në gjysmën e parë të 2025, në një periudhë sfidash të mëdha për vendet anëtare dhe Bashkimin Evropian në tërësi.

Pra, në sesionin e parë të titulluar Prioritetet e Kryesimit Polak me Këshillin e Bashkimit Evropian, mori fjalë Agnjeszka Pomaska, kryetare e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian të Sejmit të Republikës së Polonisë, e më pas Tomash Grozki, kryetar i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian të Senatit të Republikës së Polonisë, si dhe Adam Shlapka, ministër i Çështjeve të Bashkimit Evropian të Republikës së Polonisë.

Prioritetet e Kryesimit Polak u prezantuan kryesisht para deputetëve me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve për forcimin e sigurisë evropiane, në dimensionet e mëposhtme – vendosja e mbështetjes së fuqishme për kapacitetet mbrojtëse dhe forcimi i gatishmërisë mbrojtëse, sigurimi i kufijve të jashtëm të BE-së, forcimi i aftësive luftarake të Bashkimit Evropian kundër dezinformatave, kthimi në treg të vetëm të drejtë dhe konkurrues pa ngarkesa burokratike, promovimi i veprimeve për vetë-mjaftueshmërinë energjetike, formësimi i politikës së përbashkët bujqësore me synimin për të mbështetur fermerët dhe zhvillimin e zonave rurale dhe së fundi, fokusi i fundit është në transformimin digjital të mbrojtjes shëndetësore, duke promovuar diversifikimin e zinxhirëve të furnizimit me barna dhe duke ofruar mbështetje për prodhimin e tyre në BE.

Lidhur me zgjerimin, zëvendëskryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Igor Zdravkovski, mbajti fjalim në të cilin theksoi rëndësinë e procesit të anëtarësimit të vendeve kandidate në BE, si proces i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili është i domosdoshëm për stabilitet në rajon.

Ai theksoi se anëtarësimi në BE është motiv dhe shtytës i fortë i reformave evropiane në të gjitha fushat në rajon.

Zdravkovski vuri në dukje se pas Kryesimit Hungarez, gjatë të cilit Hungaria u përpoq “ta bënte Evropën përsëri të madhe”, Polonia po fokusohet kryesisht në bërjen e Evropës më të sigurt gjatë kryesimit të saj. Pra, pikërisht me moton “Siguria, Evropa!”, Polonia gjatë kryesimit gjashtëmujor do t’u përkushtohet shtatë dimensioneve të konceptit të sigurisë më të madhe të Bashkimit Evropian, përkatësisht: forcimit të sigurisë së jashtme, të brendshme, kibernetike, ekonomike, energjetike, së ushqimit dhe sigurisë shëndetësore të BE-së dhe qytetarëve të saj.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pa rrymë nesër një pjesë e Aerodromit, Butelit dhe Gjorçe Petrovit
Next Article Promovohet teksti i integruar në gjuhën maqedonase “Gjinekologjia dhe obstetrikë”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?