By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Edhe 15 miliardë denarë për komunat, 20 aplikime vetëm ditët e para
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Edhe 15 miliardë denarë për komunat, 20 aplikime vetëm ditët e para
Maqedoni

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Edhe 15 miliardë denarë për komunat, 20 aplikime vetëm ditët e para

admin
Last updated: 15/02/2025 20:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Në thirrjen e dytë për mbështetje financiare të komunave është paraqitur interesim i lartë për të konkuruar me projekte të ndryshme. Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi tha për Alsat se vetëm në ditët e para të kësaj thirrje janë pranuar 20 aplikime që kanë të bëjnë me projekte te fushës së arsimit, mjedisit jetësor, sportit, transportit, politikës sociale dhe shumë të tjera.

“Me këtë synojmë fuqizimin e komunave, synojmë fuqizimin e decentralizimit që në fakt është një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. Këtu nuk kemi asnjë gram politikë sepse projektet tash dhe në thirrjen e parë janë dhënë për të gjitha komuna pavarësisht se kryetarët e komunave cilës parti politike i takojnë. Për ne me rëndësi janë qytetarët dhe vetëm qytetarët, me rëndësi është mirqenia e tyre, përmirsimi i mirqenies së tyre sociale, kushteve infrastrukturore, ndërtimi i shkollave, çerdheve, pishinave, bibliotekave, rrugëve dhe rrugicave e kështu me radhë”, deklaroi Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë.

Ndërkohë, në thirrjen e parë për mbështetje financiare të komunave janë ndarë 4.5 miliardë denarë. Azizi tha se me këto mjete u sigurua mbështetje financiare për 288 projekte të shpërndara në 78 komuna.

“50 prej këtyre projekteve vetëm se kanë filluar zbatimin ndërkaq për 37 është faza e tenderimit që nënkupton përzgjedhjen e kontraktuesit në këtë rast. Bëj apel deri te të gjitha komunat që të konkurojnë, të bëjnë aplikimin, janë të njoftuar me kushtet, i kanë kriteret në secilën ministri përkatëse prej nga vijnë edhe projektet. Janë 15 miliardë denarë në dispozicion të komunave”, shtoi Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë.

Afati për thirrjen e dytë për mbështetje financiare të komunave është i hapur deri më 30 prill 2025. Mjetet financiare nga kjo thirrje do të shpërndahen përmes 6 ministrive përkatëse në bazë të fushës së projekteve.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nga viti në vit maturantët dalin shumë dobët, do të mbahen kurse falas në matematikë, kimi, fizikë dhe biologji
Next Article Mjekët në Strugë apelojnë kujdes ndaj infektimit të virozave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?