By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale
Maqedoni

Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

admin
Last updated: 14/05/2025 20:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, ka dhënë një mesazh të qartë mbi angazhimin politik dhe moral ndaj qytetarëve që kanë besuar në vizionin e saj dhe të forcës që përfaqëson.

“Ky besim nuk është dhënë për interesa personale, por për vlera, për ndershmëri, për përkushtim dhe për një vizion të ri që synon t’i japë fund një realiteti zhgënjyes që ka zgjatur për vite me radhë,” shkruan Zekolli.

Ajo thekson se mbështetja e qytetarëve nuk duhet parë si privilegj, por si një përgjegjësi e përditshme, duke shtuar se ndryshimi i vërtetë kërkon kohë dhe përkushtim të qëndrueshëm.

“Ne nuk kemi luksin të zhgënjejmë sërish njerëzit që na dhanë shpresë,” shkruan ndër të tjera Zekolli, duke theksuar se largimi nga rruga e angazhimit është zgjedhje individuale, por përgjegjësia institucionale mbetet e palëkundur.

Mesazhi i saj vjen në një kohë kur kërkohet një standard më i lartë llogaridhënieje dhe etike në politikë, ndërsa qytetarët presin veprime konkrete dhe të qëndrueshme.

Në vazhdim statusi i plotë:

Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve!

Në çdo proces politik, ajo që ka rëndësi themelore është besimi i qytetarëve. Ky besim nuk është dhënë për interesa personale, por për vlera, për ndershmëri, për përkushtim dhe për një vizion të ri që synon t’i japë fund një realiteti zhgënjyes që ka zgjatur për vite me radhë.

Ata që na besuan, na votuan sepse panë te ne një mundësi për ndryshim të vërtetë, jo të shpejtë e sipërfaqësor, por të qëndrueshëm e të ndërtuar me përkushtim. Dhe ndaj tyre kemi një borxh të madh moral dhe politik: të qëndrojmë të pandikuar nga lëvizje individuale dhe të përkushtuar ndaj asaj për të cilën na kanë mandatuar.

- Advertisement -
Ad imageAd image

E dimë që pritjet janë të mëdha, e rezultatet nuk vijnë menjëherë. Por rruga që kemi zgjedhur është e qartë: të punojmë me ndershmëri, me përulësi dhe me respekt të thellë për ata që presin jo fjalë të mëdha, por veprime të qëndrueshme.

Cilido që largohet nga kjo rrugë bën një zgjedhje personale, por përgjegjësia jonë mbetet e pandryshuar, për të qenë zëri, mbështetja dhe garancia e qytetarëve që besuan se mund të ndërtohet një politikë ndryshe.

Ne nuk kemi luksin të zhgënjejmë sërish njerëzit që na dhanë shpresë. Prandaj, do të vazhdojmë të qëndrojmë aty ku kemi qenë që në ditën e parë: pranë qytetarëve, me përkushtim të plotë dhe me bindjen se besimi i dhënë nuk është thjesht votë, por përgjegjësi e përditshme.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zhurnal mëson: Ahmeti dhe Taravari po ndajnë komunat, tym i bardhë në Gostivar, Strugë, Saraj e Likovë, revoltë e madhe në këto degë të BDI-së!
Next Article Propozim ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisjen lokale kaluan leximin e parë në seancë plenare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?