By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zekolli Shaqiri: Planifikimi hapësinor dhe urban është bazë për zhvillimin ekonomik të shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zekolli Shaqiri: Planifikimi hapësinor dhe urban është bazë për zhvillimin ekonomik të shtetit
Maqedoni

Zekolli Shaqiri: Planifikimi hapësinor dhe urban është bazë për zhvillimin ekonomik të shtetit

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 12:34
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 nëntor – Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri iu drejtua Takimit rajonal të arkitektëve dhe inxhinierëve në Strumicë, organizuar nga Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ajo tha se Ministria e Transportit, si bartëse e politikave, në vazhdimësi punon për përparimin e sektorit të ndërtimit dhe në këtë drejtim po zhvillohet bashkëpunimi me të gjitha Odat dhe Asociacionet.

“Bashkëpunimi me Odën e arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar është në një nivel të lartë dhe këtë e dëshmon angazhimi i përbashkët që gjatë gjithë këtyre viteve është realizuar midis këtyre dy institucioneve. Këtu jemi për të folur për përparim, për zhvillim dhe për sfidat e profesionit të inxhinierisë. Dhe kjo është misioni ynë. Planifikimi hapësinor dhe urban është një strategji që është bazë për zhvillimin ekonomik të shtetit”, theksoi në fjalimin e saj Zekolli Shaqiri.

Ajo gjithashtu shtoi se digjitalizimi në ndërtim si një segment kyç për përmirësimin e produktivitetit dhe efikasitetit të kompanive fillon të depërtojë thellë në aktivitet, duke transformuar disa procese të biznesit në këtë sektor që dallon për nga specifika e tij nga sektorët e tjerë.

“Mund të pranojmë tendencat moderne dhe t’i aplikojmë ato edhe në ekonominë tonë vendase dhe në sektorin e ndërtimit. Kjo është mënyra që ju, ne dhe e gjithë operativa ndërtimore dhe stafi inxhinierik të jemi konkurrues ndaj ndikimit që vjen nga jashtë”, deklaroi zëvendësministrja Zekolli Shaqiri.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jennifer Lopez tërheq vëmendjen në shfaqjen e filmit “Unstoppable” në New York
Next Article Mexhiti: Ëdhtë e palogjikshme të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare kur ka një qeveri stabile

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?