By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zelensky: NATO të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zelensky: NATO të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Bota

Zelensky: NATO të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës

admin
Last updated: 06/07/2026 14:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kiev, 06 korrik, Zhurnal.mk – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri sot thirrje  vendeve anëtare të NATO që të marrin “vendime të forta” për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës gjatë samitit të Aleancës që zhvillohet këtë javë në Ankara.

Apeli i tij erdhi pas një vale të re sulmesh ajrore ruse gjatë natës, që goditën kryesisht Kievin dhe zona të tjera të vendit.

Sipas Zelenskyt, të paktën 11 persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën në kryeqytet, ndërsa në rajonin përreth Kievit u raportuan edhe tre viktima dhe 16 të plagosur.

Presidenti ukrainas deklaroi se Rusia përdori 68 raketa dhe 351 dronë gjatë sulmit masiv.

Ai tha se sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore arritën të rrëzojnë dronët dhe raketat e lundrimit, por nuk mundën të ndalonin raketat balistike ruse.

Sipas Zelenskyt, arsyeja kryesore është mungesa e raketave interceptuese, duke theksuar se furnizimet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të përballuar sulmet me raketa balistike.

Prej muajsh, Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë të shtojnë furnizimet me raketa për sistemin  e mbrojtjes ajrore “Patriot”, i cili konsiderohet thelbësor për mbrojtjen e qyteteve nga sulmet ajrore ruse.

Zelensky kishte paralajmëruar më herët se shërbimet ukrainase të inteligjencës kishin sinjalizuar një sulm të rëndë rus përpara samitit të NATO-s, i cili zhvillohet të martën dhe të mërkurën në Ankara.

Presidenti ukrainas, i cili pritet të marrë pjesë në samit si i ftuar, u bëri thirrje aleatëve përmes rrjetit X që të marrin vendime konkrete për forcimin e mbrojtjes ajrore dhe mbrojtjen e jetës së civilëve.

“Sa kohë që raketat ‘Patriot’ mbeten në depot e aleatëve tanë, Rusia vetëm sa inkurajohet të vazhdojë shkatërrimin e ndërtesave të banimit. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë mjaftueshëm fuqi për ta ndalur këtë terror”, deklaroi Zelensky.

You Might Also Like

Porti i Shenzhen-it zgjeron “rrjetin e miqve”

Kina dhe BE , qëndrime të kundërta në lidhje me kompaninë e tregëtisë elektronike JD.com

Disa të plagosur pas sulmit me shpatë në një shkollë

Zbulohet tuneli i dytë për kalimin e migrantëve nga Bjellorusi

Pekini refuzon sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe bën thirrje për dialog

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article TAKIMI
Next Article “Loja jonë, jo e tyre”, Jurgen Klopp godet Trumpin dhe FIFA-n për vendimin ndaj Balogunit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?