By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zeneli shkëlqen në fitoren e Suedisë, kontribuoi te goli i parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Zeneli shkëlqen në fitoren e Suedisë, kontribuoi te goli i parë
Sport

Zeneli shkëlqen në fitoren e Suedisë, kontribuoi te goli i parë

admin
Last updated: 29/09/2026 10:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mesfushori kosovar Besfort Zeneli ka qenë titullar dhe ka zhvilluar 63 minuta në fitoren e Suedisë ndaj Polonisë me rezultat 3-1, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në kuadër të Grupit B4 të Ligës së Kombeve.

Zeneli pati një paraqitje pozitive në mesfushën suedeze dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në aksionin e golit të parë.

Në minutën e tetë, krosimi i tij në zonë u shfrytëzua nga Benjamin Nygren, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë e vendasve.

Mesfushori kosovar pati edhe mundësinë të shënonte vetë. Në minutën e 23-të, Zeneli goditi me kokë pas një krosimi nga Daniel Svensson, por topi përfundoi pak mbi portën e Polonisë.

Polonia arriti ta barazojë rezultatin në fundin e pjesës së parë, kur Sebastian Szymanski shënoi në minutën e 43-të, duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim me rezultatin 1-1

Suedia e nisi më mirë pjesën e dytë dhe e riktheu epërsinë në minutën e 64-t, me Yasin Ayarin.

Vetëm tetë minuta më vonë, Viktor Gyokeres shënoi për 3-1 dhe vulosi fitoren e vendasve. Zeneli u zëvendësua një minutë para golit të Ayarit, në minutën e 63-të.

Kjo ishte fitorja e dytë e Suedisë në po aq ndeshje në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Pas triumfit 2-1 ndaj Rumanisë në ndeshjen hapëse, suedezët tani kanë gjashtë pikë dhe kryesojnë Grupin B4.

Për Poloninë, kjo ishte humbja e parë në grup. Pas barazimit pa gola ndaj Bosnjë-Hercegovinës në ndeshjen e parë, polakët mbeten me një pikë në tabelë.

Me fitoren ndaj Polonisë, Suedia vazhdoi gjithashtu serinë e rezultateve pozitive ndaj këtij kundërshtari në shtëpi.

Sipas SVT Sport, Polonia nuk ka arritur ta mposhtë Suedinë në tokën suedeze që nga viti 1930.

You Might Also Like

Maqedonia e Veriut në krizë rezultatesh, mposhtet edhe nga Sllovenia

A do të japë dorëheqjen nga Turqia? Montella jep përgjigjen

Zbulohet kontrata e Zidanes me Francën – kjo është paga dhe detaji që i ka habitur të gjithë

Publikohen shifrat: Austri – Kosovë, ndeshja që tërhoqi më së shumti shikues në raundin e dytë

Përplasje e madhe mes FIFA-s dhe UEFA-s, akuzat për Infantinon marrin kthesë të re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: 5 miniera të reja, antimon, data center, Mickoski po e shet pasurinë kombëtare të vendit
Next Article Trepça dhe Bashkimi për trofeun e parë të sezonit – finalja e Superkupës premton spektakël
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?