By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendësministri Bexheti takon bujqit e Çegranit: Do ta riaktivizojmë kanalin e ujitjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendësministri Bexheti takon bujqit e Çegranit: Do ta riaktivizojmë kanalin e ujitjes
Maqedoni

Zëvendësministri Bexheti takon bujqit e Çegranit: Do ta riaktivizojmë kanalin e ujitjes

admin
Last updated: 07/03/2025 22:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 7 mars – Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, zhvilloi sot një takim me bujqit e fshatit Çegran dhe përfaqësuesit e bashkësisë lokale, ku u diskutuan sfidat me të cilat përballen fermerët, si dhe hapat konkretë për përmirësimin e kushteve të tyre të punës.

Një nga çështjet kryesore që u ngrit gjatë takimit ishte përmirësimi i infrastrukturës bujqësore, me theks të veçantë në rikthimin e funksionalitetit të kanalit të ujitjes nga lumi Vardar dhe asfaltimin e rrugës që lidh fshatin me fushat. Fermerët theksuan se këto investime do të ndihmojnë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Zëvendësministri Bexheti u njoh nga afër me propozimet dhe shqetësimet e bujqve, duke theksuar angazhimin e tij për të gjetur zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme. Ai ritheksoi rëndësinë e një dialogu të hapur dhe të vazhdueshëm me fermerët, me qëllim që politikat bujqësore të reflektojnë nevojat reale të tyre.

“Do të angazhohemi maksimalisht që kërkesat e fermerëve të adresohen dhe të ofrojmë zgjidhje konkrete, duke përmirësuar kushtet e punës dhe infrastrukturën bujqësore,” tha Bexheti.

Ky takim është pjesë e përpjekjeve të Ministrisë së Bujqësisë për të mbështetur bujqit në mënyrë efektive dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e sektorit bujqësor në vend.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Google Maps po merr një përditësim të madh – a do ta shfrytëzoni?
Next Article Mot me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?