By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu e vizitoi Universitetin e Tetovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu e vizitoi Universitetin e Tetovës
Maqedoni

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu e vizitoi Universitetin e Tetovës

admin
Last updated: 03/02/2025 20:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 3 shkurt – Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli së bashku me Kryetarin e Senatit Prof. Dr. Kenan Ferati, Prorektorin për Shkencë, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektoren për Financa Prof. Dr. Aida Yzeiri Baftiari, Prorektorin për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri si dhe Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihu, e pritën sot në takim Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës të Qeverisë së vendit tonë, Lulzim Aliun me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, palët diskutuan për çështje kyçe që lidhen me sfidat dhe nevojat e Universitetit të Tetovës, përfshirë përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen financiare për kërkimin shkencor dhe mundësitë për zhvillim profesional të stafit akademik, duke u ndalur veçanërisht te përgatitja e Ligjit të ri për arsimin e lartë.

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli e falënderoi Zëvendësministrin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Universitetit të Tetovës për të kontribuuar në përmirësimin e legjislacionit për arsimin e lartë. Ai nënvizoi nevojën për rritjen e mbështetjes institucionale ndaj universiteteve publike, duke shtuar se zhvillimi i arsimit të lartë është një faktor kyç për të ardhmen akademike dhe profesionale të të rinjve. Drejtuesit e Universitetit të Tetovës e vlerësuan këtë takim si një mundësi të rëndësishme për të shprehur shqetësimet dhe rekomandimet e tyre, duke theksuar nevojën për përmirësime në infrastrukturë dhe mbështetje financiare.

Gjatë këtij takimi përpos tjerave vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjes së Ligjit të ri për arsimin e lartë, për të cilin Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës në vendin tonë, Lulzim Aliu, theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në procesin e hartimit. Ai po ashtu shprehu besimin se ky ligj do të jetë një produkt i pranueshëm dhe i dobishëm për institucionet e arsimit të lartë në vend.

Ky takim dëshmon përkushtimin e institucioneve për të punuar së bashku në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe përshtatjen e tij me nevojat bashkëkohore të studentëve dhe shoqërisë sonë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Konsumi i lakrave i sjell të mira shëndetit, këto janë disa prej dobive
Next Article Prokuroria: Vanja është rrëmbyer në orën 7:29, Citroeni është djegur në orën 9:30

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?