By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ZGJEDHJET / Matematikat e partisë, nuk po përputhen me hesapet e Çarshisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > ZGJEDHJET / Matematikat e partisë, nuk po përputhen me hesapet e Çarshisë
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

ZGJEDHJET / Matematikat e partisë, nuk po përputhen me hesapet e Çarshisë

admin
Last updated: 05/03/2024 21:16
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 mars – Matematikat parazgjedhore gjithmonë janë të vështira, por sivjet duken të jenë më të vështira se asnjëherë më parë në skenën politike shqiptare. Janë krijuar rrethana politike që para një viti kanë qenë krejtësisht të paparamendueshme. Lëvizja Besa dhe Alternativa si subjekt i ndarë një kohë mes veti, sërish garojnë bashkë në kuadër të koalicionit VLEN.

Aleanca për Shqiptarët është goditur nga ndarje dhe sot kemi krahun e Arben Taravarit, që garon bashkë me VLEN-in, si dhe krahun e Zijadin Selës që me gjasë do të garojë e vetme në zgjedhje, por pa përjashtuar deri në fund mundësinë që të garon bashkë me BDI-në.

Krejt këto zhvillime, me shumë momente të papritura shoqëruese, kanë krijuar një ambient politik, që është i ngushtë edhe për një parti me “stazh” 22 vjeçar në pushtet si Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Hallet e Ahmetit mendoj se fillojnë që nga Njësia e parë zgjedhore.

Informatat flasin se pretendime serioze për të qenë bartës në këtë njësi ka kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti, për të dëshmuar në terrenin e kësaj komune se ai është “njëshi” dhe gëzon përkrahje më të madhe.

Pas shumë viteve në kreun e komunës Saraj, Bexheti gjoja është i interesuar ta ndërpresë në gjysëm mandatin dhe t’ia lë ndonjë kuadri të tij të besueshëm, që të fitojë mandat deputeti, por edhe për të eleminuar si bartës liste nën-fraksionet që janë riparaqitur brenda kohe në këtë degë, si ai i Naser Zyberit dhe i Rafiz Halitit. Në rrethana tjera, interesimi i Bexhetit për të garuar si bartës liste do të ishte i mirëseardhur për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, por në këto rrethana kur bartësi i listës në Njësinë numër një i nevojitet si pozitë opsionale për kryeministrin Talat Xhaferi, Ahmeti do të parapëlqente që Bexheti të vazhdon edhe më tej të “notojë” në nivel lokal, qoftë në ujërat e Treskës, qoftë në ujërat e Matkës.

E tham se pozita numër 1 i nevojitet si pozitë opsionale për Xhaferin, sepse nëse kryeministri i parë shqiptar mbetet pa pozitë udhëheqëse në ndonjë njësi zgjedhore, atëherë mund të relativizohet edhe më shumë “kryeministerllëku” i tij 100 ditor i karakterit teknik.

Nëse BDI shkon në koalicion me ASH-në e Ziadin Selës, bartësi në Njësinë numër 5 duhet t’i takojë vetë Selës, kurse Ahmetit do t’i mbetej vetëm opsioni të jetë bartës në Njësinë numër 6. Prandaj them se pozita e vetme e përshtatshme për Talat Xhaferin të jetë bartës liste mbetet në Njësinë numër 1, sepse siç e thamë do të ishte nënçmuese nëse kryeministrit nuk i jepet pozitë bartëse në ndonjë njësi zgjedhore.

Parashtrohet pyetja se si do të reagon Musa Xhaferi nëse bartës liste në Njësinë 5 del Ziadin Sela, duke pasur parasysh se Xhaferit i është premtuar prej më herët pozita e bartësit në këtë njësi. Por si do të reagon edhe Ramiz Merko, kur dihet sa i thellë është rivaliteti i tij me Selën? Dilema pa fund për kryetarin e BDI-së, sepse problemi duket të jetë edhe më i thellë, pasi nuk janë problematike vetëm pozitat bartëse.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Problematike janë edhe emrat e kandidatëve deri në pozitën numër tre.

Gjithnjë nëse arrihet marrëveshje koalicionimi me ASH-në e Selës, deputetes Ilire Dauti do t’i takon së paku pozita numër tre në Njësinë e 6-të. Athua si do e pranojë këtë deputetja e BDI-së nga Gostivari, Arta Bilalli-Zendeli, duke pasë parasysh debatet e zjarrta kundërshtuese që ka pasur ajo me Ilire Dautin. Si do të kalon BDI në “Gostivarin e Taravarit” nëse nuk motivon për “luftë” Arta Bilallin dhe Nevzat Bejtën? Apo sa zyrtarë të BDI-së në njësinë numër 2 do të kishn vullnet të rreshtohen pas Elmi Azirit, sepse ASH me të drejtë do kërkonte pozitë fituese edhe për të në listat e përbashkëta eventuale.

Çështje tjetër janë partitë e vogla, si Lëvizja Populli e Skënder Rexhepit, Partia Demokratike Evropiane (PDE) e Arjanit Hoxhës, PDSH e Menduh Thaçit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Të gjithë ata dëshirojnë të marin nga një pozitë të sigurt për deputet në listat e përbashkëta me BDI-në, por analizat e BDI-së flasin se asnjëra nuk mund të sjellë vota për më shumë se gjysëm deputeti.

Domethënë nëse BDI i përfshin ata në lista, do të duhet të lë jashtë kuadrot e veta që ndoshta sjellin vota për një deputet e më tepër, e nëse nuk i përfshin do të humb gjithsej vota sa për një deputet e gjysëm (në tri njësi zgjedhore). Më herët kjo nuk ka qenë problem për BDI-në, mirëpo tani kur rrethet janë ngushtuar, gjithsesi se është problem mjaft i theksuar.

Pse BDI-së i nevojiten edhe kandidatë që sjellin nga një deputet, por edhe kandidatë që sjellin nga gjysëm ose çerek deputeti. Shtoja kësaj edhe ministrat e tanishëm që kanë nevojë për imunitet deputeti pas zgjedhjeve, sepse nuk dihet kush do jetë në pushtet e kush do jetë në opozitë, atëherë matematika zgjedhore mund të sjellë kokëdhimbje të pakufishme!

You Might Also Like

Ministria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët në Malin e Sharrit

Prokurorja: Të akuzuarit për vrasjet e Vanjës dhe Pançes ishin llogaritës dhe të vetëdijshëm kur i kryen krimet

Ministri Ljutkov i vizitoi institucionet nacionale kulturore në Manastir

Mucunski për vizitë në Kazakistan: Në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe politik

Azizi: Të rinjtë në fokus të Planit Operativ të Punësimit për vitin 2025

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Presidenti hungarez e nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
Next Article Baerbock: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, e forcon Europën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët në Malin e Sharrit
Maqedoni
Burri nga Gostivari ndërroi jetë pas pickimit nga bletët
Kronika
Prokurorja: Të akuzuarit për vrasjet e Vanjës dhe Pançes ishin llogaritës dhe të vetëdijshëm kur i kryen krimet
Maqedoni
Ministri Ljutkov i vizitoi institucionet nacionale kulturore në Manastir
Kulturë Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?