By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione
Bota

Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione

admin
Last updated: 27/01/2025 08:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Votat përfundimtare janë ende duke u numëruar dhe rezultati nuk pritet të publikohet deri vonë, por televizioni shtetëror parashikon që Alexander Lukashenko të fitojë me pothuajse 88% të votave.

Ndërsa Bashkimi Evropian ka kërcënuar me sanksione të reja ndaj Bjellorusisë pasi Lukashenko duket i sigurt se do të shënojë fitoren e tij të shtatë radhazi në zgjedhje që nga viti 1994.

“Zgjedhjet e rreme të sotme në Bjellorusi nuk kanë qenë as të lira dhe as të drejta”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas në një deklaratë të përbashkët me komisioneren e zgjerimit, Marta Kos.

“Shtypja e pamëshirshme dhe e paprecedentë e të drejtave të njeriut, kufizimet për pjesëmarrjen politike dhe aksesin në mediat e pavarura në Bjellorusi, e kanë privuar procesin zgjedhor nga çdo legjitimitet”, thuhet në deklaratë.

Bëhet e ditur se ato i kërkuan qeverisë bjelloruse të lirojë të burgosurit politikë, duke përfshirë një punonjës të delegacionit të BE-së në kryeqytetin, Minsk, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ndër tjera, Kallas dhe Kos thanë se vendimi për të ftuar vëzhgues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë vetëm 10 ditë më parë e pengoi grupin të monitoronte procesin e plotë zgjedhor.

“Për këto arsye, si dhe përfshirjen e regjimit bjellorus në luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe sulmet e saj hibride kundër fqinjëve të saj, BE do të vazhdojë të vendosë masa kufizuese dhe të synuara kundër qeverisë bjelloruse”, njoftuan zyrtarët e BE-së.

Por, ata nuk dhanë më shumë detaje se çfarë do të synonte paketa e re eventuale e sanksioneve ose kur do të zbatohej.

Diku tjetër në Evropë, rezultatet e zgjedhjeve, të cilat parashikojnë një përqindje pothuajse 88% të votave për Lukashenkon, u prit me tallje.

“Populli i Bjellorusisë nuk kishte zgjidhje tjetër. Është një ditë e hidhur për të gjithë ata që dëshirojnë lirinë dhe demokracinë”, tha Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock në një postim në X.

Ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslaw Sikorski shprehu habinë që “vetëm” 87.6% e elektoratit votuan për Lukashenkon, në një postim të paqartë në X.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“A do të futen pjesa tjetër në burgje?”, pyeti ai.

Ndryshe, fitorja e Lukashenkos në zgjedhjet e vitit 2020 u hodh poshtë gjithashtu si një mashtrim nga Perëndimi dhe rezultati shkaktoi javë protestash të gjera në të gjithë vendin.

Kjo shkaktoi një goditje brutale nga forcat e sigurisë dhe çoi në 65,000 arrestime.

- Advertisement -
Ad imageAd image
Vlerësohet se ka rreth 1200 të burgosur politikë në sistemin e burgjeve në Bjellorusi dhe rreth 500,000 njerëz u larguan nga vendi pas zgjedhjeve të vitit 2020.

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Temperatura në mëngjes mbi zero përveç në Berovë, Manastir dhe Prilep
Next Article Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?