By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet në Pakistan, ekzekutohet kandidati i pavarur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zgjedhjet në Pakistan, ekzekutohet kandidati i pavarur
Bota

Zgjedhjet në Pakistan, ekzekutohet kandidati i pavarur

admin
Last updated: 01/02/2024 13:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rehan Zeb Khan, një kandidat i pavarur i lidhur me partinë Pakistaneze Tehreek-e-Insaf (PTI) të ish-kryeministrit Imran Khan, u qëllua për vdekje nga persona të armatosur, të cilët hapën zjarr mbi makinën e tij në një treg në Bajaur, provincën Khyber Pakhtunkhwa, sipas CNN.

Si pasojë e sulmit, tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Shteti Islamik Khorasan, ose ISIS-K, mori përgjegjësinë për sulmin.

Është vrasja e dytë e një kandidati në javët e fundit pasi Malik Kaleem Ullah, një kandidat i pavarur për Asamblenë Provinciale të Khyber Pakhtunkhëa, u qëllua për vdekje më 10 janar.

Të shtënat e së mërkurës janë të fundit në një varg sulmesh në të gjithë vendin e Azisë Jugore që synojnë kandidatët politikë dhe partitë përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 8 shkurt.

Gjithashtu të mërkurën, rezidencat dhe zyrat e disa kandidatëve nga Partia Popullore e Pakistanit dhe zyra zgjedhore e Lidhjes Myslimane të Pakistanit u sulmuan në provincën Balochistan, duke plagosur të paktën 15 persona.

Një nga sulmet u mor përsipër nga Ushtria Çlirimtare Baloch, një grup separatist militant. Në përgjigje të dhunës, Komisioni Zgjedhor i Pakistanit (ECP) thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë të enjten për të diskutuar situatën e përkeqësuar të rendit dhe ligjit në dy provincat.

Komisioni Zgjedhor e ka shpallur 8 shkurtin, ditën e zgjedhjeve, një festë publike për 240 milionë banorët e vendit.

Vrasja e së enjtes pason një javë të trazuar në politikën pakistaneze, në të cilën ish-kryeministri Khan u dënua me 14 vjet burg për korrupsion, dënimi i tij i dytë pas të parit, që u dënua me 10 vite për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bastisje në Gostivar, policia gjen armë dhe municione
Next Article Kosovë, qytetarët serbë të shqetësuar për vendimin e largimit të dinarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?