By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet parlamentare/ Mickoski zbuloi bartësit e listave, LSDM-ja ende kalkulon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zgjedhjet parlamentare/ Mickoski zbuloi bartësit e listave, LSDM-ja ende kalkulon
Maqedoni

Zgjedhjet parlamentare/ Mickoski zbuloi bartësit e listave, LSDM-ja ende kalkulon

admin
Last updated: 11/03/2024 17:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 mars – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, zyrtarisht ka konfirmuar emrat e bartësve të listave për deputetë nëpër njësitë zgjedhore. Njësia numër 1 do të udhëhiqet nga ai vetë, në njësinë numër 2 bartës do të jetë Vlado Misajlovski, në të tretën Dragan Kovaçki, në njësinë numër 4, Aleksandar Nikolovski dhe në të gjashtën Dafina Stojanovska.

Për njësinë numër 5 ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike. Kreu i VMRO-DPMNE-së tha se do të zhvillojnë fushatë pozitive duke akuzuar LSDM-në se po bën fushatë të zezë.

Ai ka theksuar se nëse i fiton zgjedhjet, sërish do të bisedojë me Brukselin dhe Sofjen për çështjet e hapura.

Por, LSDM-ja nuk I beson.

“DPMNE-ja propozon të ulim kryet, të presim, të mos bëjmë asgjë dhe të heqim dorë nga e ardhmja evropiane. Por, cila është alternativa, të presim edhe 11 vite sikurse në kohën e Gruevskit? Çmimi nga mosbërja asgjë është i lartë për brezat e tashëm por më shumë për ata të ardhshëm. Rruga e vërtetë për vendin dhe qytetarët është e ardhmja evropiane”, thonë nga LSDM.

Edhe socialdemokratët janë duke përpiluar listat. Sipas njoftimeve, kundërshtar i Mickoskit në njësinë numër 1 do të jetë Dimitar Kovaçevski, kurse bartëse në njësinë numër 2, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Sanja Lukarevska. Bartës potencial në njësinë numër 3 janë Oliver Spasovski dhe Lupço Nikolovski, në të katërtën Venko Filipçe. Në njësinë numër 5 pritet të jetë Jovan Mitreski kurse në të gjashtën – Slavjanka Petrovska.

Afati skadon më 2 prill në mesnatë, kur listat e kandidatëve duhet të dorëzohen në KSHZ.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Djegia e fabrikës së riciklimit, Lladrovci: Dikush po na nalë ujin
Next Article Përsëri aktive ueb-faqja e MEPSO-s pas sulmit kibernetik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?