By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjerimi i BE-së, Von der Leyen: Shqipëria po bën përparim të jashtëzakonshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zgjerimi i BE-së, Von der Leyen: Shqipëria po bën përparim të jashtëzakonshëm
BotaShqipëri

Zgjerimi i BE-së, Von der Leyen: Shqipëria po bën përparim të jashtëzakonshëm

admin
Last updated: 16/11/2026 11:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 16 nëntor, argument.mk/ – Shqipëria po shënon progres të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa zgjerimi i bllokut po hyn në një fazë të re, të karakterizuar nga zhvillime të rëndësishme gjeopolitike dhe përpjekje për përshpejtimin e procesit të integrimit.

Gjatë Forumit të dytë të Zgjerimit të BE-së, me temë “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”, që zhvillohet sot në Bruksel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një nga vendet që po ecën përpara në procesin e integrimit evropian.

Në fjalën e saj, Von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian ndodhet përpara një mundësie të re për zgjerim, duke përmendur përparimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe përpjekjet e Moldavisë dhe Ukrainës në rrethana të vështira.

“Kemi mundësinë e një zgjerimi të ri të BE-së.Mali i Zi po mbyll negociatat, është në vijën e finishit, Shqipëria po bën përparim të jashtëzakonshëm, Moldavia dhe Ukraina po bëjnë progres nën një presion të vështirë. Kjo është mbresëlënëse për t’u parë. Ka një moment të ri dhe mund të shkruajmë historinë e re të BE-së”, deklaroi ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian nënvizoi se procesi i zgjerimit nuk duhet të ngadalësohet, duke prezantuar qasjen e re të Brukselit për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate.

Sipas saj, strategjia mbështetet në dy objektiva kryesore, përshpejtimin e integrimit, në mënyrë që vendet kandidate të përfitojnë nga politikat dhe mundësitë e BE-së përpara anëtarësimit, si dhe garantimin e respektimit të rregullave dhe standardeve evropiane pas anëtarësimit.

“Progresi në reforma sjell progres në integrim dhe, më pas, edhe përfitime”, theksoi Von der Leyen.

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon

Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Prodhimi industrial në Eurozonë shënon rritje në shtator, pas katër muajsh rënieje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “The Guardian”: “Made in Europe”, ligji që rrezikon planet e Britanisë së Madhe për afrimin me BE-në
Next Article Kos: Kundërshtarët synojnë të pengojnë zgjerimin e BE-së dhe të dëmtojnë vendet kandidate
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?