By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhupa: Akti normativ për koncertin e Kanye West shkel Kushtetutën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zhupa: Akti normativ për koncertin e Kanye West shkel Kushtetutën
Shqipëri

Zhupa: Akti normativ për koncertin e Kanye West shkel Kushtetutën

admin
Last updated: 08/07/2026 12:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 8 korrik Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëherësh kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, tha sot se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i emergjencave për financimin e koncertit të Kanye West është antikushtetues.

Sipas Zhupës, koncerti ishte prezantuar si një investim privat dhe si i tillë, duhej të financohej nga organizatorët përmes shitjes së biletave, sponsorëve dhe investimeve të tyre.

Në një deklaratë për mediet nga kryesia e Kuvendit, Zhupa tha se kjo nuk është thjesht një zgjedhje e gabuar politike dhe një shpërdorim i parave të buxhetit.

“Kjo bie ndesh me qëllimin e nenit 101 të Kushtetutës, i cili lejon nxjerrjen e akteve normative vetëm në raste nevoje dhe urgjence”, theksoi Zhupa.

“Emergjencat për të cilat ekziston ky fond janë tërmetet, përmbytjet, zjarret dhe fatkeqësitë që rrezikojnë jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve, jo financimi i një koncerti. Cila është urgjenca në këtë rast? Mosshitja e biletave? Vështirësitë financiare të organizatorëve? Asnjëra prej tyre nuk përbën emergjencë kushtetuese dhe nuk justifikon përdorimin e fondit rezervë të shtetit”, theksoi Zhupa.

Zhupa solli në vëmendje edhe situatën me zjarret, mungesën e kapaciteteve për mbrojtjen civile si dhe nevojat në sektorë të tjerë si shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe pensionet, duke argumentuar se fondet publike do të ishin më të dobishme në këto fusha.

Ajo nënvizoi se “akti Normativ nuk mund të përdoret si mekanizëm për të anashkaluar kontrollin parlamentar sa herë që qeveria dëshiron të financojë një shpenzim të pajustifikuar. Nëse pranohet ky precedent, nesër çdo interes privat mund të shpallet “urgjencë” dhe të paguhet nga taksat e qytetarëve”.

“Për këtë arsye, Kuvendi ka detyrimin kushtetues të mos e miratojë këtë Akt Normativ. Deputetët nuk duhet të bëhen noterë të një vendimi që shkel nenin 101 të Kushtetutës dhe cenon vetë kuptimin e fondit të emergjencave”, theksoi ajo.

You Might Also Like

Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare

Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni, shkoi në 3.2% për muajin qershor, doli edhe jashtë objektivit të Bankës për muajin qershor

Strik në PE për Shqipërinë: Dëgjova shqetësimet e protestuesve në Tiranë, Parlamenti s’duhet të pengojë drejtësinë dhe imuniteti i Ballukut të hiqet

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s mbahet në Shqipëri

Samiti i NATO-s 2027 në Shqipëri, reagon Rama: Ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Raporti i OSBE-së: Vonesat, problemet me provat dhe aktakuzat mbeten sfida në gjykimet për krime lufte
Next Article Hoxha në terren në Hasanbeg: Në vijim e sipër realizimi i një projekti të rëndësishëm për rregullimin e kanalit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?