By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhurnal mëson, Omer Ajdini refuzon të kandidojë në Likovë me mbështetje të BDI-së, por as nuk rreshtohet pas Fetait!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zhurnal mëson, Omer Ajdini refuzon të kandidojë në Likovë me mbështetje të BDI-së, por as nuk rreshtohet pas Fetait!
MaqedoniTOP LAJM

Zhurnal mëson, Omer Ajdini refuzon të kandidojë në Likovë me mbështetje të BDI-së, por as nuk rreshtohet pas Fetait!

admin
Last updated: 26/05/2025 12:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 maj – Zhurnal nga burime të brendshme ka mësuar se ish kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini, ka refuzuar kandidaturën për kryetar Komune në Likovë. Agjencia e Lajmeve Zhurnal kontaktoi Ajdinin por ky i fundit refuzoi prononcim mbi këtë temë duke deklaruar se janë çështje të brendshme partiake, për të cilat nuk mund të pronocohet publikisht. Por, burime tona të brendshme mësojnë që Ajdini nuk rreshtohet me Fetain e as nuk ka pranuar kandidaturen në Likovë, shkruan Zhurnal.

Ajdini refuzon kandidaturën me mbështetje të BDI-së për Likovën –

Burime të sigurta për redaksinë Zhurnal jozyrtarisht kanë konfirmuar se Omer Ajdinit i është ofruar pozita e kandidatit të përbashkët ASH-BDI për kryetar Komune në Likovë. Por, ky i fundit ka refuzuar për çështje të parimeve personale. Edhe pse kontaktuam Ajdinin për një konfirmim të këtyre informatave as nuk i pohoi dhe as nuk i mohoi, por u përgjigj se janë çështje të brendshme dhe nuk mund të pronocohet publikisht.

“Shikoni janë çështje të brendshme partiake, nuk e di nga dalin këto informata por megjithatë unë nuk mund të pohojë diçka të tillë derisa janë diskutime të brendshme partiake”, tha Omer Ajdini për Zhurnal.

Ndërkaq, burime tona të afërta me degën e ASH-së në Likovë kanë informuar se Ajdini këtë ofertë e ka refuzuar përshkak të parimeve të tija personale që nuk mund të bashkëpunojë me BDI-në pasi këta të fundit i ka quajtur kriminelë me vite të tëra dhe ka luftuar keqqeverisjen e tyre.

Ndryshe, sipas aktivitetit publik të Ajdinit konfirmojmë saktë se ky i fundit nuk është rreshtuar me Arben Fetain. Pra, edhe nëse informatat jozyrtare dalin të jenë të sakta se Ajdini ka refuzuar pozitën e kandidatit të përbashkët BDI-ASH, sërish ky refuzim nuk nënkupton që Omer Ajdini është rreshtuar pas Arben Fetait.

Megjithatë, refuzimi i kësaj kandidature si mundësi reale dhe e artë që Omer Ajdini të jetë kryetar Komune duke marrë parasysh shtrirjen e BDI-së në Likovë, flet shumë për dinjitetin e Ajdinit dhe parimet e tija personale që edhe përkundër ofertës tejet serioze që mund të prodhonte rezultat të sukesshëm ka refuzuar. Pra, nuk i ka tregtuar parimet e tij me një pozitë të kryetarit të Komunës.

Nga ana tjetër, në takimin e së shtunës ku i pranishëm ishte edhe Taravari në Kumanovë, në asnjë prej fotografive nuk është parë Omer Ajdini që të ketë qenë prezent. Kështu që, nga kjo kuptohet që aktualisht Ajdini ka ngrirë aktivitetin e tij publik e politik me shumë gjasë deri në pastrimin e kësaj situate politike të mjegulluar. //Zhurnal.mk

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article I gjendet lëndë pluhuri të bardhë, arrestohet 55 vjeçari nga Çegrani
Next Article Bozhinovska: Nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për shëndetin e njeriut – tranzicioni energjetik është përgjigjja jonë ndaj ndotjes së ajrit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?