By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhveshtorja e Real Madridit ka humbur besimin te njëri prej lojtarëve kryesor të Ancelottit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Zhveshtorja e Real Madridit ka humbur besimin te njëri prej lojtarëve kryesor të Ancelottit
Sport

Zhveshtorja e Real Madridit ka humbur besimin te njëri prej lojtarëve kryesor të Ancelottit

admin
Last updated: 14/01/2025 08:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lojtarët e Real Madridit kanë humbur besimin tek njëri prej bashkëlojtarëve të tyre pasi ai pati një paraqitje të dobët në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

‘Los Blancos’ u mposhtën me rezultat të thellë 5-2 nga Barcelona në stadiumin ‘King Abdullah’ të Arabisë Saudite. 

Të humbasësh ndaj Barcelonës është diçka që nuk do të doje asnjëherë në rezymenë tënde si lojtar i Madridit, por këto dy humbje kanë qenë veçanërisht turpëruese pas disfatës 0-4 në ‘Santiago Bernabeu’ në tetor. 

Kritikat filluan menjëherë në kryeqytetin spanjoll, por një lojtar në veçanti ka marrë më së shumti nga ato për shkak të paraqitjes së tij. 

Bëhet fjalë për Aurelien Tchouameni, i cili u paraqit si partner i Antonio Rudiger në mbrojtje, ani pse me pozitë natyrale është mesfushor. 

Ai mori një karton të verdhë pas 62 minutave lojë dhe dy minuta më pas u zëvendësua nga Luka Modric. 

Dhe kjo nuk është hera e parë që 24-vjeçari është kritikuar këtë sezon, por në dhjetor të vitit të kaluar, Ancelotti kishte insistuar se francezi është një lojtar i rëndësishëm. 

“Aurelien ka shfaqur dobinë e tij në nivel defanziv, si qendërmbrojtës ose mesfushor. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, sepse na jep gjatësi në ndërprerje, një aspekt i rëndësishëm i lojës në të cilin kemi vuajtur”, kishte thënë tekniku italian. 

Por raportimet e ndryshme nga Spanja kanë bërë me dije se zhveshtorja e Real Madridit e ka humbur besimin tek ish-lojtari i Monacos.

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Horoskopi për ditën e sotme, 14 janar 2025
Next Article Raportet Kosovë-Serbi, çfarë pritet nga BE-ja gjatë këtij viti?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?