By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhvillimet në LDK, Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja – pozitat nuk janë të përhershme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Zhvillimet në LDK, Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja – pozitat nuk janë të përhershme
Kosovë

Zhvillimet në LDK, Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja – pozitat nuk janë të përhershme

admin
Last updated: 24/06/2026 10:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Pas zhvillimeve të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku tri degë të kësaj partie kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, ka reaguar edhe deputetja e zgjedhur Hykmete Bajrami.

Bajrami në një postim në Facebook shkruan se zgjedhjet e brendshme janë zgjidhje dhe se pozitat nuk janë të përhershme.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme.

E kam thënë edhe në janar se në LDK përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor, duhet të ketë reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme.

Atëherë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, sepse besoja dhe vazhdoj të besoj se standardet duhet të vlejnë për të gjithë.

Parimi që kush humb merr përgjegjësinë dhe lëshon rrugë duhet të zbatohet pa përjashtim.

Më pas, LDK-ja mbajti Kuvendin e partisë, ku kryetari e vendosi mandatin e tij në votim. Aty, rreth 45% e delegatëve u deklaruan në favor të dorëheqjes së tij. Ky ishte një tregues i qartë se partia kishte nevojë për reflektim të thellë dhe për ndryshime të domosdoshme.

Por, kryetari vendosi të vazhdojë, madje me kompetenca të zgjeruara nga po ai Kuvend.

Sot, pas një rezultati tjetër zgjedhor që e la LDK-në përsëri në vendin e tretë dhe pas kërkesave publike të disa degëve për përgjegjësi politike, bëhet edhe më e qartë se problemet që i kishim identifikuar në janar nuk janë adresuar asnjëherë.

Qëndrimi im nuk ka ndryshuar.

LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë, përgjegjësi politike dhe hapje të një kapitulli të ri që rikthen besimin e anëtarësisë dhe të qytetarëve.

LDK-ja është shumë më e madhe se secili prej nesh. 

You Might Also Like

Tensione në LDK/ Baza kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s në Turqi

Hadergjonaj për zhvillimet e fundit: LDK ka nevojë për unitet, jo për fajësimet e ndarje, s’e kemi luksin të merremi me përçarje

Haxhiu dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme, kërkon rinumërim të votave

Abdixhiku ose Haziri, LDK-ja kërkon postin e presidentit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tensione në Aeroportin e Vlorës, bllokohen sërish hyrjet e kantierit
Next Article Procedurat ligjore pas vdekjes së Jovica Ilievskit: Bërvenica zgjedh u.d. kryetar dhe shkon në zgjedhje të parakohshme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?