By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ziberi: Institucionet ta zgjidhin problemin për rreth 400 “persona të padukshëm”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ziberi: Institucionet ta zgjidhin problemin për rreth 400 “persona të padukshëm”
Maqedoni

Ziberi: Institucionet ta zgjidhin problemin për rreth 400 “persona të padukshëm”

admin
Last updated: 19/02/2025 14:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shkurt – Pas më shumë se 13 vjet një vajzë nga Shuto Orizarja e Shkupit pajiset me dokumente, gjegjësisht vjen nga Vërtetimi nga libri amë i të lindurve dhe me këtë bëhet e dukshme për institucionet dhe pandërprerë t’i realizojë të drejtat e saj dhe të regjistrohet në shkollë. Avokati i Popullit Naser Ziberi sot në konferencë për media tregon se ky nuk është rast i izoluar dhe ju bën thirrje institucioneve që të animohen dhe ta zgjidhin problemin për rreth 400 “persona të padukshëm” të cilët kanë kërkuar vërtetim sipas ndryshimeve ligjore në vitin 2021.

Edhe pse për zgjidhjen e problemit nevojitej vetëm dokument nga spitali ku ka lindur fëmija, rasti mbyllet pasi përfshihet Qendra ditore, organizatat joqeveritare dhe Avokati i Popullit. Është interesante, që edhe vetë Avokatit të Popullit i kanë kërkuar më shumë dokumente dhe i duheshin rreth dy muaj që ta zgjidhin këtë rast.

Udhëheqësja e Qendrës ditore në Shuto Orizarë, sqaroi se procedura fillon nga viti 2023, kur te ata drejtohet nëna e vajzës. Problemi, siç tha, është ai se edhe pse vajza ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, babai nuk jeton në shtet, ndërsa nëna nuk ka arritur ta regjistrojë në librin amë.

Avokati i Popullit Ziberi informoi se problem me regjistrimin në evidencën e librave amë dhe marrjen e vërtetimit kanë shumë persona. Në thirrjen e parë nga 700 të paraqitur, të animuar dhe të nxitur janë 400 të parashtrojnë kërkesë që të evidentohen. Prej tyre, 268 kishin hyrë në procedurë, ndërsa 60 deri më tani kanë arritur të marrin numër amë.

“Problemi ka qenë i kahershëm dhe në vitin 2021 janë bërë një sërë ndryshimesh ligjore, të cilat krijuan kushte që regjistrimi të kryhej sipas detyrës zyrtare. Megjithatë, gjërat janë të ndryshme në praktikë. Dëshmi se nuk po funksionon në mënyrë optimale është se në vitin aktual, edhe pse është më pak se dy muaj, kemi ankesa nga kjo zonë. Një nga shembujt më të spikatur është kur nëna dhe fëmija nuk janë të regjistruar dhe janë praktikisht të padukshëm për institucionet”, sqaroi Ziberi.

Ziberi, theksoi se në rekomandimet e raportit vjetor do të tregohet se Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë duhet të jetë më azhure.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nga 814 kundërvajtje komunikacioni në mbarë territorin e shtetit, 268 për parkim të parregullt, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes
Next Article Llukarevska: Ekonomia e RMV-së është në rënie të lirë, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?