Shkup, 27 janar – Arben Ziberi nga Bashkimir Demokratik për Integrim në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se VLEN në qeveri janë vetëm dekor, sepse roli dhe fuqia e tyre karshi VMRO-DPMNE-së nuk është asgjë.
“E kemi ditur që do jemi në këtë gjendje, sepse kështu ndodh kur hyn në qeveri nga dritarja e jo nga dera, hyn si humbës. Vlen në qeveri është vetëm dekor, në qeveri është vetëm VMRO-ja. Taravari lë të thotë se në çfarë pozite janë sot shqiptarët në ministrinë që ai e drejton, lë të flasim për fonde, për punësimin e shqiptarëve, kurrë më keq nuk kemi qenë”, tha Ziberi.
Profesoresha universitare Besa Kadriu tha se pushteti aktual ka trashëguar disa problematika nga pushteti i kaluar, ndaj ndryshime të mëdha për kohë të shkurtë dhe nuk mund të priten.
“Kështu e ka demorkacia. Opozita kritikon pushtetin. Mendoj që do të ishtë më e mirë që demokracia të këtë vlera të trashëguara, për fat të keq nuk kemi, sepse edhe nuk kemi ndryshime të mëdha. Nacionalizimi nuk është i shëndetshëm as për shqiptarët e as për maqedonasit. Unë mendoj që këtë lloj vazaliteti që flasin, nuk është se nuk e kemi pasur edhe në të kaluarë, mirëpo mbase ka qenë disi ndryshe. Pushteti i kaluar jepte para që disa të punësuar të rrinë në shtëpi, deri dikush edhe largoheshin nga shteti, ndaj them se kjo qeverisje, kështu e ka gjetur vendin në këtë gjendje, prandaj nuk ka edhe ndryshime të mëdha sepse rotacioni politik kërkon kohë”, tha Kadriu.