By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zidane gati për të marrë Bayern Munichun, por është në pritje të një klubi tjetër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Zidane gati për të marrë Bayern Munichun, por është në pritje të një klubi tjetër
Sport

Zidane gati për të marrë Bayern Munichun, por është në pritje të një klubi tjetër

admin
Last updated: 22/02/2024 15:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zinedine Zidane, i cili është pa klub pas largimit nga Real Madrid në vitin 2021, po shqyrton një kalim të mundshëm te Bayern Munichu, por një burim i afërt me ekspertin francez tha se një klub është prioriteti i francezit.

Është Juventusi i Torinos, për të cilin luajti nga viti 1996 deri në vitin 2001, kur u shit te Real Madrid për çmimin rekord të asaj kohe prej rreth 77.5 milionë euro.

Sipas kanalit gjerman Sport 1, Zidane është një nga opsionet që Bayern Munich po shqyrton për sezonin e ardhshëm, pasi u bë e ditur se Thomas Tuchel nuk do të qëndrojë pas përfundimit të sezonit aktual.

“Zinedine e sheh Bayernin si Real Madridin – një institucion si një klub me një të kaluar të shkëlqyer dhe kushte të shkëlqyera pune. Të dy klubet kanë shumë ngjashmëri në mënyrën se si punojnë. Në këtë aspekt, Bayerni është një temë që ai kurrë nuk e ka refuzuar”, zbuloi një mik i Zidanes.

Megjithatë, i njëjti burim pohon se Zidane me siguri do të zgjidhte Juventusin mbi çdo opsion tjetër.

“Nëse Juventusi do ta ftonte atë, ai do të shkonte atje. Por, projekti i Bayernit mund të ishte i rëndësishëm për të dhe ai me siguri nuk do të gjykonte aspektin financiar. Ai do të ishte trajneri ideal për të rindërtuar imazhin e Bayernit dhe ndoshta për të siguruar njëfarë vazhdimësie në bankinë”, shpjegoi tutje i afërmi i francezit.

Zidane pronto a dire sì al Bayern. Ma la Juventus avrebbe la precedenza https://t.co/KOrP8MM6Xs

— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) February 21, 2024

Zidane ka qenë i papunë për gati katër vjet. Në disa raste ai ka refuzuar ofertat fitimprurëse të PSG-së, sepse nuk e konsideronte të shëndoshë projektin, por edhe sepse shpresonte në postin e trajnerit të Francës.

Mirëpo, pas Kupës së Botës, Didier Deschamps ka vazhduar kontratën me Federatën Franceze të Futbollit dhe është e qartë se ai do të duhet të presë për një kohë për atë rol.

Si trajner i Real Madridit, Zidane fitoi tre trofe të Ligës së Kampionëve, dy La Liga, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa të Evropës dhe dy Superkupa të Spanjës.

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SHGM: Institucionet duhet të kenë qasje jo selektive ndaj medias
Next Article Vdiq Badenteri, rroftë Badenteri!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?