By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zip Line në Pukë, Rama: Së shpejti edhe në Divjakë, Durrës, Elbasan, Belsh, Valbonë dhe Voskopojë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zip Line në Pukë, Rama: Së shpejti edhe në Divjakë, Durrës, Elbasan, Belsh, Valbonë dhe Voskopojë
Shqipëri

Zip Line në Pukë, Rama: Së shpejti edhe në Divjakë, Durrës, Elbasan, Belsh, Valbonë dhe Voskopojë

admin
Last updated: 20/01/2025 09:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Puka, qyteti alpin në veri të Shqipërisë, është kthyer në destinacion të preferuar nga turistët e huaj, por edhe vendasit. E preferuar jo vetëm për natyrën fantastike, peizazhet e mbuluara me dëborë këtë janar, gastronominë e pasur dhe ushqimet tradicionale, tashmë Puka turistike ofron edhe një tjetër atraksion për të shijuar bukuritë e këtij vendi, Zip Line.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamjet nga një grup i madh turistësh që kanë zgjedhur të shijojnë Pukën, si destinacionin turistik të këtij muaji, ndërsa një prej risive është edhe Zip Line, një mënyrë për të parë përmes xhiros në zipline, bukuritë e qytetit të Pukës.

Kryeministri Rama thotë se ky zipline në Pukën Turistike është instaluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të pasohet shumë shpejt nga instalimet në Divjakë, Durrës, Elbasan, Belsh, Valbonë e Voskopojë.

Parku i aventurave ku përfshihet edhe zipline prej 1,2 km dhe shpejtësi mesatare mbi 80-110 km/h ndodhet pranë liqenit të qytetit, në kodër Hanin dhe kodër Mehaj dhe nxjerr në pah potencialin turistik malor që ka kjo zonë duke e kthyer në një destinacion turistik familjar.

Investimi i FSHZH përfshin ndërtimin e Parkut të Aventurës i përshtatur dhe i projektuar për të qenë pjesë e natyrës, duke përdorur sa më shumë elemente natyrore që i japin vlera turizmit malor dhe transformimit urbanistik të qytetit në një qytet të mirëfilltë alpin me standarde evropiane. Ideimi i këtij projekti nisi si një iniciativë për t’i dhënë më shumë vlera dhe zhvillim turistik-ekonomik të zonës së Pukës.

Puka është një qytet alpin në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana. Ajo mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra, për të përballuar më tej ditët e lodhshme të punës dhe zhurmat e qyteteve të mëdha. Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Vetitë kurative të pishës janë të shumta.

Vendi parë për t’u eksploruar është liqeni i qytetit, i sistemuar me vende pushimi mes bredhave të lartë, prej nga mund të ngjitesh në Kodrën e Hanit për të eksploruar pistën natyrore të skive apo livadhet dhe kodrat që nuk ndodhen larg qytetit.

Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kuvendi sot në seancë plenare, nis sesioni i ri parlamentar
Next Article Vengu: Forcat e Armatosura në shërbim të paqes e sigurisë globale në 9 vende të ndryshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?