By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zjarrfikësit 38 ditë pa pushim, vazhdon lufta kundër zjarreve pyjore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zjarrfikësit 38 ditë pa pushim, vazhdon lufta kundër zjarreve pyjore
MaqedoniTOP LAJM

Zjarrfikësit 38 ditë pa pushim, vazhdon lufta kundër zjarreve pyjore

admin
Last updated: 16/08/2024 07:52
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 gusht – Lufta kundër zjarreve në ambiente të hapura vazhdon. Zjarrfikësit tashmë të 38-tën ditë janë pa pushim dhe sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza, dita e fundit pa asnjë zjarr aktiv në territorin e shtetit është 8 korriku. Vetëm në gusht janë shuar 370 zjarre në ambiente të hapura në tërë shtetin.

Dje në orët e pasdites filluan katër zjarre të reja pyjore. Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov kumtoi se zjarre kanë shpërthyer në Renjë dhe Ohër në Galiçicë, në malin Lubin afër fshatit Cer, në lokalitetin e quajtir Klepallo, Berovë dhe në lokalitetin e quajtur Çupino Bërdo afër fshatit të Kriva Pallankës, Luke.

Prej dje në përballjen me zjarret sërish është kyçur Armata, përderisa dy herë ishte aktivizuar edhe mekanizmi i BE-së për ndihmë. Zjarrfikës, aeroplanë, er-traktorë dhe pajisje dërguan Gjermania, Hungaria, Qiproja, Sllovenia dhe Serbia.

Двата хеликоптера од составот на воздухопловниот ВИНГ кои од утрината се ангажирани во гаснењето на пожарот на планината Серта досега имаат фрлено 44 тони вода, информираа попладнево од Генер

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova solli vendim për pjesëmarrje të një pjese të Armatës në përballjen me zjarret. Vendimi, siç informuan nga kabineti presidencial, është në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza, pas Vendimit të sjellur të Qeverisë të 13 gushtit 2024 për ekzistim të gjendjes së krizës për shkak të dukurisë së shpeshtuar të zjarreve në territorin e shtetit.

Kryeministri Hristian Mickoski, porositi se nuk do të ndodhë skenari me zjarret nga viti 2021, kur drunj nga Maleshevia dhe Piojaneci përfunduan në depo dhe paralajmëroi ndryshime ligjore.

Mickoski tha se ka ligj që është funksional edhe me prerjen e paligjshme të drunjve, por edhe me atë të rregullt dhe ato janë plane që po i bën NP “Pyjet nacionale”.

Протоколот што вчера го потпишаа министерот за надворешни работи Бујар Османи и неговата колешка од Бугарија Теодора Генчовска е дипломатски нокаут и капитулација, смета лидерот на ВМРО-ДПМНЕ

“Fakti që ajo kompani mbeti pa punonjës për 4-5 muaj, është një problem që me ribalancin e zgjodhëm. Problemi i dytë, fakti që sipas sistematizimit atje duhet të kesh rreth 400-500 druprerës, ndërsa aty nuk ke as 30 realisht funksionale, sepse të gjithë ata që duhet të jenë druprerës janë bërë ndërkohë administratë. Ky është problemi i dytë që menaxhmenti dhe drejtori i ri e kanë si problem me të cilin duhet të merren. Problemi i tretë është se gjithçka që duhet të jetë logjistike, veçanërisht në procesin e përballjes me zjarret si helikopterët, aeroplanët, pajisjet që nevojiten nuk ka ekzistuar dhe më 10 korrik kur filloi e gjithë kjo, ne në atë moment nuk kishim aeroplanë operacional, jo vetëm aeroplanë, por edhe helikopterë dhe njerëz që do të operojnë, sepse ishin në pension”, theksoi kryeministri.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai përkujtoi se dy herë e kanë aktivizuar mekanizmin e ndihmës së BE-së.

“Në disa raste shtetet e BE-së na vijnë me ndihmë me helikopterë, me aeroplanë të ndryshëm, deri më tani kanë funksionuar dy er-traktorë që kanë ardhur nga Qipro dhe janë larguar dje, dy er-traktorë kanë qenë nga Gjermania që do të ikin sot, kishim një brigadë të zjarrfikësve nga Hungaria të cilët me automjetet e tyre ndihmuan në shuarjen e zjarrit në Makedonski Brod, tjetri nga Sarajeva, nga Sllovenia, nga Serbia, ne kishim disa er-traktorë nga Turqia, kështu që po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta eliminuar këtë situatë”, theksoi kryeministri.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, përsëriti Mickoski, është sjellur vendim për ndihmë në të holla, “përkatësisht për transfer të jashtëzakonshëm të mjeteve të nevojshme për shuarje të zjarreve në QMK rreth 10,5 milionë denarë dhe në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim 41 milionë denarë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga LSDM opozitare kërkuan dorëheqje urgjente nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, për, siç thanë, dëshrimin në përballjen me zjarret ku u dogj pesë për qind e territorit të shtetit.

Nga 15 korriku i këtij viti në fuqi është ndalesa e plotë për lëvizje nëpër pyje nga ora 6:00 deri në orën 20:00. Sipas Minsitrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dalesa do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku nga zjarre është pakësuar.

Për mosrespektim të ndalesës, për persona fizik të cilët do të hasen, do t’u shqiptohen gjoba prej 1.500 deri 2.000 euro në kundërvlerë të denarit.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite në disa vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm
Next Article Vendosja e luleve me rastin e Ditës së Armatës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?