By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zjarrvënie e qëllimshme? Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga një kosh mbeturinash
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zjarrvënie e qëllimshme? Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga një kosh mbeturinash
Shqipëri

Zjarrvënie e qëllimshme? Digjet një makinë gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga një kosh mbeturinash

admin
Last updated: 28/11/2026 14:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Vlorë, 25 nëntor, Argument – Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës. Si rrjedhojë e flakëve janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar personat përgjegjës.

Sipas informacioneve paraprake, fillimisht flakët kanë përfshirë një kosh mbeturinash, i cili ndodhej në hapësirën publike. Zjarri është përhapur më pas edhe në një automjet që ishte i parkuar pranë koshave, duke bërë që edhe makina të përfshihej nga flakët.

Ende nuk dihet nëse objektivi i personave që dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin kanë qenë koshat e mbeturinave apo nëse automjeti është djegur si pasojë e përhapjes së flakëve. Megjithatë, dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, duke nisur nga koshi i mbeturinave.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje, ndërsa janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe ambienteve përreth. Këto pamje pritet të ndihmojnë në rindërtimin e lëvizjeve në zonë dhe identifikimin e personave që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit, dokumentimin e dëmeve materiale dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për persona të identifikuar apo të shoqëruar lidhur me ngjarjen.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi penale për Alta Bankën, Prokuroria të veprojë
Next Article Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në RMV

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?