By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zyra të reja për administratën publike, Veliaj: Realitet i ri në Tiranën tonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zyra të reja për administratën publike, Veliaj: Realitet i ri në Tiranën tonë
Shqipëri

Zyra të reja për administratën publike, Veliaj: Realitet i ri në Tiranën tonë

admin
Last updated: 17/09/2024 10:40
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në Tiranë po zhvillohet sot konkursi ndërkombëtar, ku 10 studio prestigjioze paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ku është i pranishëm kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se këto konkurse janë tashmë një traditë që në kohën kur Edi Rama drejtonte bashkinë e Tiranës dhe që e ka kthyer Tiranën në laboratorin më të madh të arkitekturës, të estetikës, të së bukurës dhe shijes që prodhon ekonomi.

“Sot kemi gjithmonë një dilemë ose një pyetje, ne tokën, qytetet hapësirat i kemi të trashëguara nga të parët tanë apo i kemi të huazuara nga fëmijët tanë. Më pëlqen shumë kjo e dyta ne i kemi marrë hua këto asete,  territore, hapësira nga fëmijët tanë, ndaj e kemi detyrim që këtë dhuratë qe kemi marrë nga ata që po vijnë ta lëmë shumë më mirë se e kemi gjetur, shumë më estetike se e kemi gjetur dhe të prodhojë më shumë ekonomi se e kemi gjetur. Dua ta shikojmë këtë konkurs që ndodh sot si në këtë prizëm diçka që e kemi marrë hua nga një brez që po vjen dhe që ka pritshmëri shumë të larta se si do ti lëmë këto investime. Tirana është sot hapësira ku jeton 40% e popullsisë, një hapësirë që krijon rreth 50% të ekonomisë së vendit. Kjo do të thotë që çdo investim ka fuqinë që të multiplikohet  në territorin e Shqipërisë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “disa nga eksperimentet që kemi pasur me urbanistikën që ka prodhuar ekonomi janë pazari i ri , stadiumi që kanë qenë territore të shkreta por që kanë prodhuar ekonomi përtej funksionit bazë të atij projekti, siç ishte pazari apo stadiumi. Një fushatë e mbjelljes së pemëve dhe mbrojtjes së mjedisit që ka filluar që në vitet 2000 kur Rama drejtonte bashkinë, u shpërblye para pak javësh kur Agjencia Europiane e Mjedisit e cilësoi Tiranën si një nga 10 kryeqytetet më të gjelbra”.

Më tej Veliaj tha se “çdo investim rrit vlerën e pronës, të mirëqenies dhe cilësinë e gjithë asaj lagjeje, atij komuniteti ku ajo pronë po investohet. Kemi parë që qoftë një pronë ku po investohet, një ndërtesë ka firmën e një kompanie prestigjioze ndikon në të gjithë ekosistemin e pronave dhe imobilar. Ndaj duam të shikojmë se si në këto katër vatra investimi do të prodhojë më shumë mirëqenie dhe një rritje te vlerës imobilare në të gjithë atë zonë”.

“Pyetja është, po këto ndërtesa ne i kemi, pse po i bëjmë të reja? Kishim një ndërtesë të bukur në bulevardin Zogu i Parë nga arkitekt Maks Velo, e cila u dëmtua nga tërmeti. Sigurisht mund të ketë shumë nostalgji për ndërtesat e vjetra që mund të kenë lidhur shumë fate njerëzish, por fatkeqësia kërkon të reflektosh dhe të sjellësh një realitet të ri. Në ndërtesën në fjalë arkitekti me stilizimin e pllakave dhe disa shenja specifike të atij arkitekti është dashur ti riprodhojë në ndërtesën e re për të kujtuar nostalgjinë, por për të pasur një ndërtesë më të fortë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se “këtu nuk bëhet fjalë për të harruar historinë, ose për të mohuar kontributet, por për të prodhuar një realitet të ri në Tiranën tonë”.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gonxhja: 4039 bursa për të mbështetur nxënësit e regjistruar në arsimin profesional
Next Article Rama: Kompleks i madh qeveritar me ambiente të denja për administratën dhe qytetarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?