By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zyrtare: Roma nënshkruan me Evan Ferguson
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Zyrtare: Roma nënshkruan me Evan Ferguson
Sport

Zyrtare: Roma nënshkruan me Evan Ferguson

admin
Last updated: 23/07/2025 10:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Roma ka bërë goditjen e radhës në merkato duke siguruar shërbimet e sulmuesit të ri irlandez, Evan Ferguson.

Klubi italian ka arritur marrëveshje me Brighton për një huazim me të drejtë blerjeje.

19-vjeçari konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit britanik dhe pas një eksperience të shkurtër te West Ham, tani do të provojë veten në Serie A me fanellën verdhekuqe.

“AS Roma është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Evan Ferguson nga Brighton & Hove Albion. Ferguson do t’i bashkohet Romës në formë huazimi me të drejtë blerjeje”.

“I lindur në Bettystown më 19 tetor 2004, Ferguson është lojtari i parë irlandez që i bashkohet Romës. Duke e filluar karrierën e tij te Bohemian FC, ai u bashkua me Brighton në vitin 2021 për të luajtur në Premier League dhe në janar 2025 u huazua te West Ham”.

“Ai debutoi për ekipin kombëtar të Irlandës në nëntor 2022 dhe deri më sot ka shënuar katër gola në 18 paraqitjet e tij. Ai ka grumbulluar 103 paraqitje dhe 21 gola për klubin dhe kombëtaren. Ferguson ka zgjedhur fanellën me numrin 11. Mirë se erdhe në Romë, Evan”, ka njoftuar Roma.

Ky transferim shihet si një investim premtues nga Roma, që vazhdon të fokusohet te lojtarët e rinj me potencial të madh ndërkombëtar.

You Might Also Like

Struga pëson humbjen e parë, Brera triumfon bindshëm

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Azeski në takim me fondacionin “Ballkani Perëndimor 30″: Për Evropë të bashkuar, të sigurt dhe prosperues”
Next Article Disa shtëpi përfunduan në det, raportohet për viktima – ndërsa një stuhi tropikale ka shkaktuar reshje të dendura shiu në Filipine

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?