By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zyrtarët e arratisur nga Maqedonia, nga Gruevski te Grubi, si po shmangin drejtësinë përmes ikjes?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zyrtarët e arratisur nga Maqedonia, nga Gruevski te Grubi, si po shmangin drejtësinë përmes ikjes?
Maqedoni

Zyrtarët e arratisur nga Maqedonia, nga Gruevski te Grubi, si po shmangin drejtësinë përmes ikjes?

admin
Last updated: 31/03/2025 19:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 mars – Nga korrupsioni te keqpërdorimi i pushtetit, shumë zyrtarë të lartë në Maqedoninë e Veriut kanë arritur të shmangin drejtësinë duke u arratisur nga vendi.

Nikolla Gruesvki ish-kryeministri i Maqedonisë, pas largimit nga posti u përball me disa akuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në vitin 2018, ai u dënua me dy vjet burg për blerjen e një automjeti luksoz të blinduar në vlerë prej rreth 600 mijë eurosh, duke keqpërdorur detyrën zyrtare. Në vend që të vuante dënimin, Gruevski u arratis në Hungari në nëntor të vitit 2018, ku kërkoi dhe mori azil politik.
Gruevski u dënua në mungesë edhe për disa raste tjera, por vazhdon të jetojë në Hungari, duke i shpëtuar drejtësisë.

Drejtësisë i kanë ikur ish zyrtaret e Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski, si dhe Nikolla Boshkoski. Ata janë të akuzuarit kryesorë në procesin gjyqësor “Fortesa-Target” të Prokurorisë, që lidhet me përgjimet masive të paligjshme gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE. Ata kanë ikur në Greqi ndërsa sic duket Ministria e Drejtësisë nuk ka mekanizëm për t’i kthyer nga Greqia.

Të njëjtën rrugë e ndoqën edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami.
Ata akuzohen për përfshirje në aferën e “Llotarisë Shtetërore”, ku dyshohet se kanë përvetësuar rreth 8.2 milionë euro. Grubi gjithashtu u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të akuzave për korrupsion.

Edhe Vasko Kovaçeski, ish-drejtor i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV), është aktualisht në arrati. Ai akuzohet për keqpërdorime financiare gjatë periudhës së tij në detyrë, përfshirë abuzime në prokurimin e derivateve dhe pastrim parash. Kovaçeski është gjithashtu i përfshirë në hetimin “Additive”, ku dyshohet për shkelje të ligjit në menaxhimin e fondeve publike. Aktualisht, ai ndodhet në arrati, dhe autoritetet po punojnë për të lokalizuar dhe arrestuar atë.

Shtrohet pyetja se Ssi është e mundur që njerëz me akuza të rënda të largohen nga vendi pa pengesa? Kush i ndihmoi dhe a ka vullnet të vërtetë politik për të luftuar korrupsionin? Për këto përgjigje do të presim, ndërsa sot 31 mars në ditën Ditën së Drejtësisë në Maqedoni ministri i drejtësisë Igor Fillkov tha se pa një gjyqësor të pavarur, drejtësia bëhet e paarritshme dhe besimi i qytetarëve tronditet. Sipas tij Gjyqësori duhet të ketë kapacitet për të ndërtuar një sistem efikas i cili siguron drejtësi për të gjithë.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mosfunksionimi i rrjetit të hidranteve dhe daljet e bllokuara të evakuimit, problemet më të shpeshta në ndërtesat e banimit
Next Article Murtezani: Gëzuar Bajramin nga VLEN-i i bashkuar!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?