By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zyrtarët justifikojnë shkeljet për të cilat u gjobitën nga Komisioni Antikorrupsion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zyrtarët justifikojnë shkeljet për të cilat u gjobitën nga Komisioni Antikorrupsion
Maqedoni

Zyrtarët justifikojnë shkeljet për të cilat u gjobitën nga Komisioni Antikorrupsion

admin
Last updated: 27/02/2025 18:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Ish deputetja tani zv.ministre e Sportit, Safije Sadiki Shahini thotë se nuk ka qenë e informuar se duhet ta paraqesë gjendjen e pasurisë së saj kur e ka përfunduar mandatin si deputete në përbërjen e kaluar parlamentare, edhe pse kjo është obligim ligjor për çdo deputet. Sadiki Shahini thotë se pasi është informuar, e ka përmbushur obligimin. Ajo ishte njëra prej deputetëve të gjobitur nga Antikorrupsioni, për shkak mos deklarimit të pasurisë.

“Për arsye se nuk kam qenë e informuar me kohë prej shërbimeve të Kuvendit dhe nuk e kam paraqitur. Pastaj më vonë e kam paraqitur. Dmth e keni paraqitur? Po, po e kam paraqitur”, tha Safije Sadiki Shanini – Zv.ministre e Sportit.

Për kryerje të dy funksioneve njëkohësisht, nga Antikorrupsioni u gjobit edhe ish ministri dhe deputeti Ilir Demiri. Për Alsat, thotë se Antikorrupsioni duhet të merret me çështje të tjera më të rëndësishme. Më mirë të vuaj dhe të gjobitem unë, se sa të vuajnë pacientët, tha Demiri.

“Unë kur kam pranuar të jem ministër në Qeverinë teknike, kam pranuar që të ketë kontinuitet. Si mendoni ju? Është më mirë të kryhet puna dhe të korrigjohet ky boshllëku juridik që është krijuar apo të lë vendin e punës dhe të ndodhin havari të ndryshme. Unë nuk kam ardhur në Parlament në atë kohë, kam kryer funksionin si ministër. Por pagën e keni marrë gjithsesi të deputetit? Jo! Jo! Mund ta kontrolloni, kam marrë pagën e ministrit. Mund ta kontrolloni këtë dhe t’i verifikoni. Për atë them se Antikorrupsioni lë shumë për të dëshiruar”, u përgjigj Ilir Demiri – Fronti Evropian.

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dje njoftoi se ka gjobitur ministra, ish ministra, deputetë e ish deputetë dhe bartës të tjerë të funksioneve publike, për shkak të mos deklarimit të pasurisë, deklarim të vonshëm të të dhënave si dhe për ushtrim të funksionit publik në kundërshtim me ligjin. Gjobat ishin nga 200 dhe 300 euro.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump apo Putin – kush po e detyron Evropën të armatoset?
Next Article ASH-ja kërkon ndryshimin e emrave të rrugëve në Strugë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?