By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Мiteva: Në vend të argumenteve dhe fakteve, kundërshtari politik përhap gënjeshtra dhe të pavërteta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Мiteva: Në vend të argumenteve dhe fakteve, kundërshtari politik përhap gënjeshtra dhe të pavërteta
Maqedoni

Мiteva: Në vend të argumenteve dhe fakteve, kundërshtari politik përhap gënjeshtra dhe të pavërteta

admin
Last updated: 28/11/2026 15:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Në televizionin Alfa, në emisionin “Meѓu Redovi”, e ftuar ishte kryetarja e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së dhe zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, e cila theksoi se Qeveria po përballet me një kundërshtar politik që në vend të argumenteve dhe fakteve përhap gënjeshtra dhe të pavërteta, duke nënvizuar se komunikimi qeveritar bazohet në transparencë, vigjilencë dhe reagim të shpejtë me qëllim që qytetarët të informohen me kohë.

“Unë do të dëshiroja të kishim një kundërshtar politik me të cilin do të duhej të mateshim politikisht brenda argumentimit politik. Fatkeqësisht, për momentin kjo mungon. Ne përpiqemi të flasim me fakte dhe me realitetin, ndërsa ata vazhdimisht përhapin gënjeshtra dhe të pavërteta. Si Qeveri e dimë saktësisht se, në kuadër të komunikimit, rregulli i parë nga i cili udhëhiqemi është vigjilenca, reagimi i shpejtë dhe njohja e saktë e momentit kur dhe ku duhet t’ua komunikojmë të vërtetën qytetarëve, me qëllim që ata të mos bien në lajthitje. Mendoj se rritja e indeksit të transparencës së Qeverisë nga viti në vit tregon se jemi në rrugë të mbarë”, tha Miteva.

Miteva, ndër të tjera, u ndal edhe te roli i Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se organizata ka kontribuar në rritjen e pjesëmarrjes politike të grave, hapjen e mundësive për pozicionimin e tyre në role udhëheqëse dhe forcimin e pavarësisë së tyre ekonomike.

“Unioni i Grave është bindshëm organizata më e fuqishme e grave në kuadër të partive politike në Maqedoni. Ka arritur të hapë shumë dyer për gratë që për një kohë shumë të gjatë kanë qenë të mbyllura. Një shembull i tillë është presidentja e shtetit. Ne arritëm, si parti politike, të mbështesim një kandidate grua për presidente dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm që do të mbetet i kujtuar në histori. Kemi arritur të krijojmë një rrjet të gjerë grash që marrin pjesë aktivisht në politikë. Thelbësore për Unionin e Grave është që, përveçse është organizata më e fuqishme dhe më e fortë e grave dhe motori brenda partisë, fokusi të vendoset te veprimi politik dhe te pavarësia ekonomike”, është e prerë Miteva.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë/ Marta Kos jep shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi shtetet që kanë performuar më mirë, ja sa fonde do të marrin nga Plani i Rritjes
Next Article Bilall Kasami pret nxënësit e shkollës fillore “Rilindja” nga Sellca, bashkëbisedon me ta për punën e komunës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?