By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 1.460 kandidatë pritet t’i nënshtrohen sot maturës shtetërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 1.460 kandidatë pritet t’i nënshtrohen sot maturës shtetërore
Maqedoni

1.460 kandidatë pritet t’i nënshtrohen sot maturës shtetërore

admin
Last updated: 12/08/2026 10:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Afati i gushtit për provimet eksternë të maturës për kandidatët që nuk e kaluan ose nuk e përfunduan me sukses në qershor do të zhvillohet sot dhe të premten (14 gusht), duke filluar nga ora 09:00.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QShP), në gusht për maturën shtetërore janë regjistruar 1.328 nxënës, për maturën profesionale 126 dhe gjashtë nxënës për maturën artistike.

 

Kandidatët e regjistruar sot do t’i nënshtrohen provimit të zgjedhur ekstern – matematikë ose gjuhë angleze. Për gjuhët e tjera të huaja – gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe rusisht, të cilat i japin vetëm nxënësit e gjimnazeve – nuk ka kandidatë në gusht. Nuk ka kandidatë as për lëndën histori, e cila është pjesë e maturës artistike. Më 14 gusht do të zhvillohet provimi i detyrueshëm ekstern – gjuha amtare dhe letërsia.

Për shkak të numrit dukshëm më të vogël të kandidatëve në gusht, krahasuar me qershorin, kjo seancë provimesh do të organizohet në katër qytete, në tetë lokacione. Provimet do të zhvillohen sërish në fakultetet Ekonomik, të Ndërtimtarisë dhe Pedagogjik në Shkup, si dhe në fakultete në Tetovë, Prilep dhe Shtip. Nga shkollat e mesme, provimi do të zhvillohet vetëm në sallën sportive të shkollës “Boro Petrushevski” në Shkup, ku do të testohen nxënës nga disa shkolla. QShP ka publikuar në ueb-faqen e saj listën me informacionet për lokacionin ku do të zhvillohet provimi për secilin nxënës.

Mes kandidatëve që do t’i nënshtrohen maturës këtë javë janë edhe 226 maturantë, të cilëve u ishte anuluar provimi në qershor. Një pjesë e tyre u kapën duke kopjuar gjatë provimit, ndërsa për të tjerët u konstatua se kishin kopjuar pas kontrollimit të testeve.

Nota mesatare e maturës në qershor ishte 3,66 për të tre llojet e maturës – shtetërore, profesionale dhe artistike, të cilat këtë vit u zhvilluan për herë të parë në këtë formë. Nota mesatare për maturën shtetërore ishte 3,62, për atë profesionale 3,91, ndërsa për maturën artistike 3,59.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, dhe drejtoresha e QShP-së, Daniela Jovçevska-Mihajlovska, gjatë prezantimit të rezultateve javën e kaluar shprehën kënaqësi që është ruajtur vazhdimësia e suksesit mesatar nga viti i kaluar, kur nota ishte 3,69, krahasuar me 3,26 në vitin 2024.

“Mund të jemi plotësisht të kënaqur dhe shpresoj që këtë rezultat ta ruajmë. Tani duhet vetëm ta mbajmë atë. Nëse është më i lartë, do të jemi jashtëzakonisht të lumtur. Vlerësoj se këto janë rezultate objektive. Shkollat, fakultetet ku u organizuan një pjesë e testeve, testuesit, të cilët ishin rreth 2.500, rreth 200 vëzhgues dhe vlerësuesit ishin të përgatitur mirë”, tha Janevska.

Për seancën e qershorit të vitit shkollor 2025/2026 ishin regjistruar 14.587 nxënës – 12.184 për maturën shtetërore, 2.276 për maturën profesionale dhe 127 për maturën artistike. Në provime nuk u paraqitën 348 kandidatë, përkatësisht 2,39 për qind e të regjistruarve.

Pas publikimit të rezultateve të provimeve eksternë në qershor, u paraqitën 805 ankesa, përkatësisht 2,86 për qind e numrit të përgjithshëm të maturantëve që i dhanë provimet. Për një pjesë të maturantëve ankesat u pranuan, që përbën 0,95 për qind të ankesave të paraqitura. Në shqyrtimin e testeve morën pjesë 133 nxënës.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / 25 vjet MO – Koha për zbatim të plotë, jo për përplasje politike
Next Article Apple Watch i ri sjell ndryshime të mëdha
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?