By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!
Maqedoni

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

admin
Last updated: 16/11/2026 17:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 nëntor, argument.mk/ – Forumi i Grave i VLEN-it shpreh indinjatë për rastet gjithnjë e më të shpeshta të veprave të rënda të dhunës ndaj grave, disa prej të cilave, fatkeqësisht, kanë përfunduar edhe me pasoja fatale.

Në shenjë respekti për viktimën e fundit të dhunës, nuk dëshirojmë që vuajtjet e saj të politizohen. Vajzës së dhunuar nga Ohri i urojmë shërim sa më të shpejtë fizik dhe psikologjik nga traumat e përjetuara. Gjithashtu, shprehim shpresën që familja e saj të gjejë forcën për t’u përballur me të gjitha vështirësitë.

Si gra, shumë prej nesh edhe prindër të fëmijëve të mitur, dëshirojmë t’u përcjellim një mesazh organeve të ndjekjes dhe pushtetit gjyqësor.

Nëse sistemi shmang ndëshkimin e duhur të sjelljeve të dhunshme, për çfarëdo arsyeje, atëherë drejtësia selektive rrezikon ta çojë shoqërinë drejt vetëgjyqësisë, ku të afërmit e viktimës mund të ndihen të detyruar të ndërmarrin veprime për të kërkuar vetë drejtësi për fëmijën e tyre.

Alarmi është dhënë. Si shoqëri nuk duhet të lejojmë që asnjë prind të vihet në një gjendje të tillë të rëndë emocionale, sa të ndihet i detyruar të ndërmarrë hapa prej të cilëve nuk ka kthim prapa.

Jemi të vetëdijshme se prindërit shpesh nuk i shohin dhe nuk i pranojnë gabimet e fëmijëve të tyre, por dhuna ndaj grave, si gjinia fizikisht më e pambrojtur, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë justifikim.

Drejtësia duhet të shkojë deri në fund, pa kalkulime dhe pa tentativa për të bërë pazare përmes ndikimit politik.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Izet Mexhiti viziton Strugën: Në fokus investimet, Korridori 8 dhe zhvillimi i turizmit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë
Next Article Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?