By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 120 operacione kombëtare, parandalimi i 7 ngjarjeve kriminale e kapja e 20 të kërkuarve, Policia e Shtetit bën bilancin e shkurtit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > 120 operacione kombëtare, parandalimi i 7 ngjarjeve kriminale e kapja e 20 të kërkuarve, Policia e Shtetit bën bilancin e shkurtit
Shqipëri

120 operacione kombëtare, parandalimi i 7 ngjarjeve kriminale e kapja e 20 të kërkuarve, Policia e Shtetit bën bilancin e shkurtit

admin
Last updated: 04/03/2024 09:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për muajin shkurt, finalizimin e 120 aksioneve kombëtare, arrestimet, goditjet e grupeve kriminale, sekuestrimet e lëndëve narkotike dhe armëve, etj,.

Në këtë kuadër, Policia ka bërë me dije se ka parandaluar 7 ngjarje kriminale kundër personit, si dhe ka arrestuar 40 persona për dhunë në familje.

Sakaq, në vijim të aksioni ‘Sundimi i Ligjit” në muajin shkurt, policia ka zbardhur 3 ngjarje në fushën e krimeve kundër personit, të cilat fillimisht u raportuan si aksidentale, si dhe 50 vjedhje të kryera më parë, 3 prej tyre nëpërmjet kanosjes me armë.   

20 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuan gjithashtu. 467 persona janë  arrestuar, ndaluar apo proceduar penalisht, në kuadër të 2 megaoperacioneve kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, 30 prej të cilëve kanë qenë të shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, janë sekuestruar 46 armë zjarri, 8 armë gjahu, 3 mina me telekomandë, 1462 kg lëndë plasëse, 227 kapsolla elektrike dhe detonatore, 5 kallëpe tritoli, shuma parash dhe sende të kundërligjshme.

Ndërsa në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, janë sekuestuar 11 kg heroinë, 1.5 kg kokainë dhe qindra doza të kësaj lënde, 27.3 kg kanabis, qindra doza dhe fara të kësaj lënde, sasi kanabisi në trajtë çokollate, 10 peshore për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale në këtë fushë.     

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mbahet konferenca “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”
Next Article QMK: Dhjetë zjarre në ambient të hapur gjatë 24 orëve të kaluara, aktiv zjarri në komunën Makedonski Brod

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?