By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte
Shqipëri

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

admin
Last updated: 10/10/2025 14:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikqyrjen Institucionale u zhvillua sot seanca dëgjimore për raportimin vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, për vitin 2024.

Inspektorja e ILDKPKI-së, Evgjeni Bashari tha se “ILDKPKI ka garantuar përmbushjen e plotë të të gjitha rekomandimeve të dhëna nga Kuvendi”.

Bashari tha se “Inspektorati i Lartë ka vijuar mbështetjen e procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë duke përmbushur kompetencat jo vetëm në drejtim të bashkëpunimit me organet e rivlerësimit por edhe në riverifikimin paraprak të kandidatëve të cilët kishin shprehur interes për të qenë pjesë e organeve të sistemit të drejtësisë”.

“Gjatë periudhës raportuese, në përfundim të procesit të rivlerësimit kalimtar janë trajtuar në total 23 kërkesa për dhënie informacioni dhe dokumentacione shtesë, 4 kërkesa ardhur nga operacioni ndërkombëtare i Monitorimit si dhe janë verifikuar në një kohë sa më të shkurtër 211 kandidatë të cilët kanë shprehur interes për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Kandidatët lidheshin kryesisht me Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatë e Apelit, drejtues prokurorish si dhe magjistratë të shkollës së Magjistraturës. Në përfundim të proceseve verifikuese, dosjet janë përcjellë për vendimmarrje të mëtejshme pranë KLP, KLGJ dhe organeve të tjera të emërtesës”, tha Bashari.

Bashari theksoi se “Inspektori i Lartë gjatë vitit 2024 u angazhua në koordinimin e marrëdhënieve institucionale me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, me qëllim vijimin e procesit të hetimit administrativ për rivlerësimin kalimtar që u bëhet policëve të vendit, ku për periudhën raportuese kanë përfunduar aktet për 35 subjekte dhe vazhdon procesi i verifikimit për pjesën tjetër të subjekteve”.

Në zbatim të skemës së e kontrollit, Bashari theksoi se “iu nënshtruan kontrollit të plotë 817 subjekte si për shkak funksioni ashtu edhe bazuar nga informacione të ardhura nga burime të ligjshme. Konkretisht në fokus gjatë vitit 2024 kanë qenë verifikimi i deklaratave të subjekteve në funksion si deputetë,  kryetar bashkie, këshilltar ligjor, anëtar bordi,  prokuror, gjyqtar, si dhe nëpunës të nivelit të lartë të administratës publike”.

“Në përfundim të procedurave administrative janë referuar pranë organeve ligjzbatuese 23 raste si dhe janë aplikuar rreth 101 masa administrative me gjobë”, tha Bashari.

Bashari u shpreh se institucioni ka bërë progres sa i përket rasteve të vetëdeklarimeve.

“Nëse më përpara rastet e mosdeklarimeve ishin gati 80%, sot kemi arritur që përqindja të jetë nën 1% të zyrtarëve që nuk deklarojnë në afat pa shkak”, tha Bashari.

You Might Also Like

Ngrihet taskforcë për Samitin e NATO-s në Tiranë

Monitorim ajror i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza

Rama në Talin, pritet nga presidenti i Estonisë

Berisha: Diella, avatar bosh, fsheh korrupsionin e qeverisë

Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin digjital dhe arsim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes
Next Article Sportelet e NP Ujësjellësit nuk do të punojnë nesër për festë shtetërore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni
Maqedoni
Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite
Maqedoni
Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?